• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EMIGRANTËT NË AMERIKË/ Trump merr vendimin e rëndësishëm: Nuk do të ketë më…
Home
Nderkombetare

EMIGRANTËT NË AMERIKË/ Trump merr vendimin e rëndësishëm: Nuk do të ketë më…

20 June, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv mbi emigracionin për të trajtuar çështjen e ndarjes së familjeve emigrante në kufi.

“Ne duam të mbajmë së bashku familjet,” tha Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë. “Do të nënshkruajmë së shpejti një urdhër ekzekutiv”, tha ai.

Kjo është ndoshta kthesa më e madhe politike e zotit Trump gjatë 17 muajve të presidencës së tij.

Gjatë shumë ditëve, Presidenti Trump dhe zyrtarët kryesorë në administratën e tij vazhdonin të thoshin se ai nuk mund të vepronte në mënyrë të njëanshme për ta përmbysur këtë politikë dhe se vetëm Kongresi, përmes legjislacionit, mund të ndalte ndarjen e familjeve.

Shtetet e Bashkuara në gjashtë javët e fundit kanë ndarë më shumë se 2,300 fëmijë të vegjël nga prindërit e tyre dhe i kanë dërguar në qendrat e paraburgimit, duke ngritur akuza ndaj prindërve për hyrje ilegale në vend.

Administrata Trump është vënë nën kritika të ashpra lidhur me politikën e saj për ndarjen e familjeve emigrante kur kalojnë ilegalisht kufirin jugor të SHBA.

Komentet e zotit Trump erdhën pas njoftimeve se Sekretarja e tij e Sigurisë Kombëtare Kirstjen Nielsen kishte hartuar një akt ekzekutiv për t’u nënshkruar nga zoti Trump, që udhëzonte këtë departament për t’i mbajtur familjet së bashku në paraburgim pasi të ishin ndaluar gjatë kalimit të kufirit.

Ndërkohë Presidenti Trump iu rikthye të mërkurën sulmeve të tij ndaj medias dhe opozitën demokrate për mënyrën se si ata po e përshkruajnë politikën e administratës së tij për të ndarë familjet e imigrantëve kur ata kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin jugor amerikan.

Zoti Trump tha se mediat kryesore amerikane “nuk po përmendin sigurinë e vendit kur flasin për imigracionin e paligjshëm”. Sipas tij “ligjet amerikane të imigracionit janë më të dobtat dhe më të këqijat se kudo në botë” dhe se demokratët “nuk do të bënin asgjë për t’i ndryshuar”.

“Është faji i demokratëve, ata nuk po na japin votat e nevojshme për të miratuar legjislacionin e duhur për emigracionin“, shkruante zoti Trump duke injoruar faktin që republikanët kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit. “Ata duan kufij të hapur, që ushqejnë krime të tmerrshme, republikanët duan sigurinë. Por unë po përpiqem të bëj diçka” ”, shkruante zoti Trump./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPEKTAKOLARE/ Tifozët e Uruguait zbukurojnë dhe ndriçojnë Rusinë
Previous article PËSOI ISHEMI CELEBRALE/ Deputeti Stërkaj jashtë rrezikut, përshëndet nga spitali... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"WASHINGTON NUK DO TA LEJOJË..."/ Trump ultimatum Iranit: Afat deri nesër, nuk do të keni as ura dhe stacione Botë

"WASHINGTON NUK DO TA LEJOJË..."/ Trump ultimatum Iranit: Afat deri nesër, nuk do të keni as ura dhe stacione

AKUZA IRANIT/ Rubio: Po e përdor Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni Botë

AKUZA IRANIT/ Rubio: Po e përdor Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni

ZBULOHET LABORATORI I DROGËS NË HAGË/ Arrestohen 4 persona, evakuohen dhjetëra familje Botë

ZBULOHET LABORATORI I DROGËS NË HAGË/ Arrestohen 4 persona, evakuohen dhjetëra familje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT