• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Emigrantët/ Avramopoulos kritikon Italinë: Të sulmosh BE-në është si të dalësh kundër vetes
Home
Europë

Emigrantët/ Avramopoulos kritikon Italinë: Të sulmosh BE-në është si të dalësh kundër vetes

26 August, 2018 Isa.Autor Europë, Nderkombetare

Komisioneri europian për Migracionin, Dimitris Avramopulos u shpreh se sulmet e Italisë në drejtim të Bashkimit Evropian, duke e akuzuar për mungesë solidariteti në menaxhimin e ceshtjes së emigrantëve, është si të veprosh kundër interesave të tua.

‘’Besoj se politikanët e vendit tuaj duhet ta dinë se nuk jeni vetëm në këto momente, se Evropa po përpiqet t’ju ndihmojë. Në të kundërt, kush sulmon BE-në është si të veprosh kundër interesave të tua”, u shpreh ai në një intervistë të botuar sot nga e përditshmja ‘’La Repubblica’’.

Drejtuesit e qeverisë italiane, Matteo Salvini, lideri i Ligës (ekstremi i djathtë) dhe Luigi di Maio, drejtuesi i Lëvizjes 5 Yjet (antisistem) po kërcënojnë prej disa ditësh BE-në se do të hakmerren, kryesisht në lidhje me pjesëmarrjen e Italisë në buxhetin e përbashkët europian për shkak të ceshtjes së emigrantëve në anijen ‘’Diciotti’’.

Rreth 150 migrantë kanë qëndruar të bllokuar prej ditësh në anijen e rojeve bregdetare italiane ‘’Diciotti’’ në portin Sicilian të Katanias, pasi asnjë shtet europian nuk ka pranuar të presë një pjesë të këtij kontigjenti.

Migrantët u zbarkuan më në fund dje në mbrëmje pas arritjes së marrëveshjes me Kishën Katolike italiane, Shqipërinë dhe Irlandën për shpërndarjen e tyre.

‘’Komisioni u shpreh qartë ‘’jo’’ kërcënime, ato janë të papranueshme. Të gjitha qeveritë janë të lutura t’i përmbahen detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në BE’’, vijon Avramopulos.

Nuk mund të ecim përpara me zgjidhje specifike për cdo anije. Fenomeni migrator nuk do të ndalet shpejt, kështu që duhet t’a menaxhojmë të gjithë së bashku si një familje e vetme europiane.

Të dielën në Bruksel, Avramopulos përshëndeti lajmin e zbarkimit të migrantëve në anijen ‘’Diciotti’’ duke rikujtuar edhe një herë se BE-ja ka nevojë për masa strukturore për menaxhimin e cështjeve që lidhen me imigracionin, njofton ata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KATËR TË VDEKUR NË NJË TURNE LOJËRASH/ Kush është DRINI, shqiptari që u plagos (FOTO)
Previous article DY KUSHËRINJTË VDESIN NË AKSIDENT/ Dalin detajet: Makina ishte me shpejtësi. I mori përpara...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT