• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Emërime ‘NËN HETIM’/ Julian Balliu ishte prej NJË viti në dosjet e Prokurorisë
Home
Sociale

Emërime ‘NËN HETIM’/ Julian Balliu ishte prej NJË viti në dosjet e Prokurorisë

21 January, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Ish-shefi i Qarkullimit Rrugor të Lushnjes, Julian Balliu, edhe pse ka qenë prej gati një viti nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, vetëm të shtunën ndaj tij u vendos masë sigurimi.

Kjo masë erdhi menjëherë pasi emisioni investigativ “Fiks Fare” në Top Channel e denoncoi ish-oficerin Balliu në një aferë korruptive, ku ai ofroi kokainë për të kompensuar një shumë të konsiderueshme që e kishte marrë si ryshfet më parë.

Balliu ishte nën hetim nga Krimet e Rënda për një ngarkesë droge prej 2.5 tonë hashashi, që janarin e vitit të kaluar kaloi nga Porti i Durrësit në rimorkion e një kamioni, për t’u kapur në Ankona të Italisë.

Burimet shprehen se ndaj Balliut, gjatë një viti hetimesh nuk ishin marrë masa shtrënguese, me qëllim që hetuesit të arrinin te personat e tjerë të dyshuar të këtij rrjeti trafiku, që dyshohen të kishin poste më të larta në Policinë e Shtetit.

Gjatë kësaj kohe, Balliu ka marrë disa emërime në detyra të ndryshme. Por, fakt është që gjatë një viti, përveç emrave të personave që rezultuan të implikuar drejtpërdrejt në këtë rrjet, nuk janë zbuluar persona të tjerë.

E aktualisht, përveç personave të dyshuar që nuk janë kapur, Prokuroria ka humbur edhe Julian Balliun, i cili ndonëse nuk rezulton në sistemin “TIMS” të ketë dalë jashtë vendit, gjasat janë që ai të jetë arratisur menjëherë pas publikimit të denoncimit nga “Fiks Fare”.

Në këtë mënyrë, ish-oficeri i Policisë Julian Balliu i shtohet ish-drejtuesve të Policisë së Vlorës, që janë në arrati për çështje droge, duke i shpëtuar së paku për momentin përballjes me drejtësinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ivanka këshilltare e të atit? Kryediplomati gjerman "GODET": Formë nepotizmi, tek ne as imagjinohet!
Previous article Plas tek United, Pogba kërkon dyfishin e rrogës pas ardhjes së Sanchez

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT