• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Emergjencat Civile thirrje banorëve të shmangin daljet. Rrezik kryesor mbetet Vjosa
Home
Sociale

Emergjencat Civile thirrje banorëve të shmangin daljet. Rrezik kryesor mbetet Vjosa

2 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Mbi vendin tonë ka vijuar mot me reshje shiu, por intensiteti i tyre ka rënë, duke sjellë përmirësimin e gjendjes në pjesën më të madhe të territorit. Rrezik kryesor mbeten prurjet në lumin Vjosë, sidomos në Vlorë dhe Fier. Strukturat shtetërore janë angazhuar pa ndërprerje, me përparësi kryesore shpëtimin e jetës dhe minimizimin e dëmeve. Janë evakuuar qytetarët dhe gjëja e gjallë nga zonat e rrezikuara, si dhe është punuar për me forca dhe mjete të shtuara për kthimin sa më shpejt të normalitetit. Pa ndërprerja kanë vijuar edhe operacionet e kërkim-shpëtimit.

Pavarësisht se reshjet dhe prurjet e lumenjve kryesorë kanë qenë dhe pjesërisht mbeten mbi nivelet maksimale historike, si rezultati punës paraprake për pastrimin e kanaleve kulluese, shtratit të lumenjve dhe forcimin e argjinaturave, si dhe mirëfunksionimin e hidrovoreve, dëmet kanë qenë relativisht të kufizuara.

Rrugët kryesore janë të hapura, me përjashtim të disa rrugëve dytësore e rurale, ku po vijon puna për normalizimin e trafikut. Falë punës së përkushtuar të OSHEE, është arritur të minimizohet numri i abonentëve pa energji.

Nën drejtimin e Kryeministrit u zhvillua mbledhja e Komitetit të Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave. Aty u diskutua për gjendjen dhe kontributin e secilit institucion për përballimin me sukses të situatës dhe kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve dhe infrastrukturës së vendit. Gjithashtu, u lanë detyra për marrjen e masave paraprake për përballimin në ditët në vijim të situatës me borë në zonat malore të vendit.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave vendosi për fillimin menjëherë të inventarizimit të plotë të dëmeve në banesa, rrugë, ura, shkolla, bujqësi etj.. Fatura e vlerësimeve të kompensimeve do të bëhet në mënyrë transparente dhe do të sigurohet përfshirja e të gjithë familjeve të prekura, veçanërisht atyre në nevojë.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave falënderoi të gjithë pjesëtarët e strukturave shtetërore e private që janë të angazhuar pa ndërprerje në operacionet në terren për përballimin e situatës. Vlerësohet maksimalisht solidariteti vëllazëror nga Kosova, e cila ka dërguar pesë skuadra kërkim-shpëtimi, si dhe gatishmërinë e ofruar nga partnerët ndërkombëtarë për përballimin e gjendjes dhe riparimin e dëmeve.

Si pjesë e këtij njoftimi vijojnë të mbeten instruksionet e dhëna në komunikatat e mëparshme lidhur me masat e sigurisë që duhet të kenë parasysh të gjithë qytetarët.

Thirrje e Komitetit të Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave ju bën thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë situatës së reshjeve dhe përmbytjeve, duke pasur vëmendje sidomos në këto drejtime:

  • Kujdesi për jetën mbetet prioriteti i dorës së parë. Të gjithë duhet të shmangin sa më shumë të jetë e mundur udhëtimet në zonat e prekura nga reshjet, qëndrimin në afërsi të lumenjve e përrenjve, qëndrimin afër shtyllave apo objekteve të tjera të larta që mund të goditen nga shkarkesat elektrike etj..
  • Qytetarët që banojnë shumë pranë shtretërve të lumenjve, në afërsi të digave apo në zona që historikisht rrezikojnë përmbytje, duket të shtojnë kujdesin për jetën dhe të jenë në gatishmëri për të bashkëpunuar me strukturat e emergjencave civile në rast të nevojës për evakuim të përkohshëm.
  • Kërkohet të shmangen në maksimum udhëtimet në këmbë apo me automjete në zonat e prekura apo me rrezik të prekjes nga përmbytjet.

Një rrymë uji rreth me thellësi rreth 20 centimetra mund të rrëzojë një kalimtar, ndërkohë që një rrymë më thellësi prej 30 centimetrash mund të rrëmbejë automjetin tuaj gjatë udhëtimit.

  • Duhet të shmangen në maksimum kalimet në urat e lumenjve me prurje të shtuar dhe rryma të fuqishme.
  • Në situata rrymash të parapritura, duhet të kërkoni më shpejtësi një vend të lartë për t’u ruajtur.
  • Në se niveli i ujit në afërsi të automjetit tuaj rritet, por nuk lëviz, duhet të lini automjetin për të gjetur një vend më të lartë. Por, mos e braktisini automjetin për t’u futur në një rrymë të fortë uji.
  • Shmangni parkimin e automjetit në afërsi të lumenjve apo përrenjve gjatë reshjeve të rënda, pasi ato mund të përmbyten shumë shpejt.
  • Shmangni qëndrimin apo parkimin në rrugët që janë në buzë të lumenjve. Shpesh herë ujërat mund të gërryejnë bazamentin e rrugës, duke e bërë atë të rrezikshme.
  • Mbani të hapur radion apo televizorin për të marrë njoftimet që mund të jepen nga autoritetet kompetente.
  • Mbani në gatishmëri mjete e komunikimit, sidomos telefonat celularë, duke siguruar gatishmërinë e baterive;
  • Mbani në gatishmëri mjete të ndihmës së shpejtë, medikamente të domosdoshme, mjete ndriçimi etj..,
  • Futini në mjedise të mbyllura orenditë apo mjete të tjera që zakonisht i mbani jashtë. Mundësisht vendosini orenditë në pika të larta brenda shtëpisë për të parandaluar dëmtimin gjatë përmbytjeve;
  • Shkëputni sa më shumë pajisje elektrike nga rrjeti dhe mos i prekni ato nëse janë në lagështi ose nën ujë;
  • Kini kujdes nga goditjet elektrike që mund të vijnë nga rënia e telave të tensionit në pellgjet me ujë.
  • Njoftoni në numrin 112 apo në çfarëdo forme tjetër komunikimi për problemet që mund të keni.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Bernd Fisher: Trump nuk e di ku bie Shqipëria
Previous article VIDEO/ Kukeli e katranos me autogol, Ajeti shënon gol model për Bazelin

Redaktor2

Postime të ngjashme

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë Aktualitet

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT