Mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me reshje mesatare dhe të larta shiu, të cilat priten të intensifikohen më 30 nëntor – 2 dhjetor në gjithë territorin e vendit. Në Kryeministri është zhvilluar mbledhja e Komitetit të Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, në nivel të Sekretarëve të Përgjithshëm, ku është diskutuar për punën e bërë për parandalimin e emergjencave, problematikat sipas fushave dhe detyrat për secilin institucion. Në vijim janë marrë këto masa:
Janë bërë njoftime publike për nivelin e rrezikut dhe adresat e evakuimit të mundshëm;
Janë ngritur shtabet e emergjencës në të gjitha qarqet;
Janë bërë inspektime të gjithanshëm në të gjitha nyjet kritike në vend, si nga prefektët ashtu dhe nga drejtuesit e strukturave të tjera shtetërore;
Janë kontaktuar kontraktorët privatë që kanë përgjegjësi në mirëmbajtjen e rrugëve;
Ka vazhduar puna për zhbllokimin e kanaleve kulluese në të gjithë vendin;
Janë inspektuar dhe mbahen nën vëzhgim prurjet në lumenj dhe përrenj;
Ka vazhduar puna për mirëmbajtjen dhe riparimin e problemeve në rrjetin elektrik dhe atë të furnizimit me ujë.


