• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ELON MUSK DUHET TË JETË I VETËDIJSHËM…”/ OKB dhe BE dënojnë vendimin e Twitter-it për bllokimin e llogarive të disa gazetarëve
Home
Teknologji

“ELON MUSK DUHET TË JETË I VETËDIJSHËM…”/ OKB dhe BE dënojnë vendimin e Twitter-it për bllokimin e llogarive të disa gazetarëve

17 December, 2022 s.autor Teknologji

Kombet e Bashkuara janë deklaruar në linjë me Bashkimin Evropian për të dënuar vendimin e rrjetit social Twitter, i cili ka pezulluar disa gazetarë që mbulojnë këtë gjigant teknologjik.

Gazetarët e mediumeve amerikane, New York Times, CNN dhe Washington Post, kanë qenë në mesin e personave që u është bllokuar qasja.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se liria e mediave “nuk është lodër”, derisa BE-ja e ka kërcënuar Twitter-in me sanksione.

“Elon Musk duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë. Ka vija të kuqe. Edhe sanksione, shpejt”, ka thënë Komisionarja e BE-së, Vera Jourova, duke iu referuar shefit të kompanisë Twitter.

Ministria e Jashtme gjermane ka reaguar po ashtu ndaj vendimit të “Twitter”-it, duke thënë se “liria e mediave nuk mund të fiket dhe ndizet sipas dëshirës”.

Lajmi për pezullim të llogarive ka ardhur pasi Musk është zotuar se do të padisë pronarin e një profili që, sipas tij, gjurmon aeroplanin e tij privat.

Një zëdhënës i Twitter-it ka thënë se pezullimi i llogarive është lidhur me ndarjen e të dhënave të lokacionit në kohë reale.

Vetë Musk nuk e ka komentuar direkt këtë vendim, mirëpo ka thënë se “kritikat ndaj meje gjatë gjithë ditës janë në rregull, mirëpo gjurmimet në kohë reale dhe rrezikimi i familjes sime nuk janë”.

Musk e ka marrë kontrollon e plotë të Twitter-it, pas blerjes së kësaj platforme për 44 miliardë dollarë amerikanë.

Ai gjendet në listën e ngushtë të personave më të pasur në botë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHQIPËRIA PËRMBYTET, KRYEMINISTRI..."/ Petrit Vasili: Të gjithë presin që Rama të veshë çizmet dhe të shkojë në zonat e përmbytura, por ai nuk ka kohë…
Previous article QARKULLONTE ME ARMË ZJARRI/ Arrestohet nga forcat “Shqiponja” 44-vjeçari (Emri)

s.autor

Postime të ngjashme

KENI BËRË "LIKE" AKSIDENTALISHT NË INSTAGRAM? Kreu i platformës tregon nëse personi tjetër merr njoftim... Teknologji

KENI BËRË "LIKE" AKSIDENTALISHT NË INSTAGRAM? Kreu i platformës tregon nëse personi tjetër merr njoftim...

APPLE ZBULON IPHONE 18/ Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja Teknologji

APPLE ZBULON IPHONE 18/ Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

STUDIMI: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme Teknologji

STUDIMI: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT