• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ELJO BITRI U ARRESTUA NË HOLANDË/ Nga përfshirja në vrasje te sulmet me eksploziv ndaj Talo Çelës, kush është 32-vjeçari pjesë e grupeve kriminale
Home
Breaking News

ELJO BITRI U ARRESTUA NË HOLANDË/ Nga përfshirja në vrasje te sulmet me eksploziv ndaj Talo Çelës, kush është 32-vjeçari pjesë e grupeve kriminale

1 December, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një nga emrat më të njohur të botës të krimit në qytetin e Elbasanit dhe i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Plumbi i Artë”, ka përfunduar në prangat e policisë holandeze.

Bledar Debrova ose ndryshe siç njihet Eljo (Ervis) Bitri rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare që prej operacionit të zhvilluar më 19 maj të këtij viti, që çoi në pranga 18 persona, pjesëtarë të tetë grupeve kriminale që vepronin në Elbasan, Durrës dhe Tiranë.

Debrova ishte midis personave të shpallur në kërkim nga ky operacion, derisa është arrestuar në Holandë nga një tjetër operacion i zhvilluar atje dhe i koduar “Leiden”. “Dy shtetas u kap në Leiden, Holandë, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë me silenciator dhe me dokument me identitet tjetër.

Pas veprimeve verifikuese nëpërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Hagë, Holandë, pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, u bë arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimi.

Gjithashtu, shtetasi Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova, 35 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Belgjika, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel, Belgjikë, më datë 31.5.2022, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arrestin për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja me paramendim’, parashikuar nga Kodi Penal i Belgjikës (maksimumi i dënimit burgim i përjetshëm)”, sqaroi Policia e Shtetit.

AKUZAT E SPAK PËR BITRIN

Eljo (Ervis) Bitri, 35 vjeç nga fshati Gostimë i Elbasanit, është vënë nën akuzë nga Prokuroria Speciale për një sërë ngjarjesh kriminale në vendin tonë. Emri i tij doli në dritë falë dëshmive të vrasësit serial, Nuredin Dumani. Bitri sipas dëshmive dhe akuzave të ngritura nga SPAK-u rezulton të jetë përfshirën në vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt, Emiljano Ramazanit, Sokol Sanxhaktarit, si dhe në sulmin me eksploziv i banesës së Talo Çelës etj.

“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

“Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 2.3.2020) të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesë marrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”; “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 korrik 2020 në lagje “28 Nëntori”, Elbasan).

“Shkatërrim i pronës me eksploziv” ndaj banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 5.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, “Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, si dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, thuhet në dosjen hetimore të SPAK.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISH-TË DASHURIN E KAM MBAJTUR ME LEKË"/ Kejvina Kthella rrëfen çmendurinë më të madhe që ka bërë për dashurinë
Previous article SHIFRAT ALARMANTE/ OKB: 339 mln njerëz do kenë nevojë për ndihmë humanitare vitin e ardhshëm

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT