• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ELITA POLITIKE SHQIPTARE…”/ Ruçi uron Talat Xhaferin, për rizgjedhjen Kryetar i Kuvendit të RMV
Home
Politikë

“ELITA POLITIKE SHQIPTARE…”/ Ruçi uron Talat Xhaferin, për rizgjedhjen Kryetar i Kuvendit të RMV

21 August, 2020 F.autor Politikë

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi z. Talat Xhaferi, me rastin e rizgjedhjes Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

“Me rastine rizgjedhjes Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ju dërgoj urimet më të mira të Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat personale. Rizgjedhja Juaj në këtë detyrë të lartë është një tregues i lidershipit Tuaj të sprovuar, vizionar, të matur dhe të balancuar, gjatë katër viteve të legjislaturës së kaluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Rizgjedhja Juaj është gjithashtu një tregues i pjekurisë dhe emancipimit të elitës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe i përgjegjësive të saj për konsolidimin e demokracisë, ndërtimin e një shoqërie të drejtë, zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe përshpejtimin e proceseve integruese euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut. Shpreh bindjen se rritja dhe fuqizimi i përfaqësimit politik do t’í shërbejë përmirësimit të mirëqenies dhe nxitjes e zgjerimit të përfshirjes së shqiptarëve në të gjitha nivelet dhe institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Jam gjithashtu i bindur se bashkëpunimi shumë i suksesshëm midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të rifillojë shumë shpejt dhe kam kënaqësinë t’Ju ftoj për një vizitë zyrtare në Shqipëri, në një kohë sa më të afërt dhe në përputhje edhe me agjendën Tuaj.”, shkruhet në mesazhin e urimit që Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot z. Talat Xhaferi, me rastin e rizgjedhjes Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Shqipëria po pret për vaksinën nga Covax dhe Polonia, do të jetë falas për popullatën
Previous article NATYRA E RITIT FETAR LEJON.../ Mbi 300 mijë pelegrinë në malin e Tomorit, u matet temperatura dhe dezinfektohen

F.autor

Postime të ngjashme

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT