Mes miqsh, shumica nga ta fytyra publike mbrëmë producenti Arbër Gjikolli i njohur si Big Bang ka festuar ditëlindjen. Arbëri është vëllau i reperit të njohur kosovar, Gjiko i cili nuk kishte se si të mungonte në këtë festë. E aty ku është Gjiko, gjithmonë afër tij është edhe e dashura e tij, Elita Rudi.
Ishte vet Elita, ajo që mbrëmë përmes disa fotografive të postuara në rrjetin e saj social Instagram tregoj se po e shijonte mbrëmjen me familjen e saj të re. Ndërsa edhe sot ajo ndau me ndjekësit e saj edhe disa imazhe të reja. Në këtë fotografi shihet ajo bashkë me kunatën e saj, që të dyja në përqafim të të dashurve të tyre.


