Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali e quan shantazh nga një grup i strukturuar kriminal publikimin e përgjimit nga Partia demokratike në këtë kohë, edhe pse për katër muaj e kanë mbajtur “në sirtar”.
Ndërsa deputeti Dashamir Shehi insistoi se kjo është një ngjarje e rëndë që duhet sjellë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Debati në emisionin Opinion:
Spiropali: Kanë katër muaj që e mbajnë në sirtaret e tyre. Ky është një shantazh nga grup i strukturuar kriminal. Nuk e denoncojnë, nuk e kanë çuar në Prokurori. Këta kanë dy vjet minimalisht që kanë ndërtuar një strategji të tërë për të shkatërruar reputacionin e vendit. Këta kanë katër muaj që e mbajnë. Çfarë shteti jemi ne, shtet që lejojmë që ministri i Brendshëm të shantazhohet. Reforma në Drejtësi ka filluar të japër efektet e saj.
Salianji: Ne jemi shtet që për herë të dytë ministri i Brendshëm kapet me lidhje me krimin.
Shehi: Është një nag çështjet më të rënda që ka kaluar Shqipëria. Sepse është ministër i Brendshëm, ka qenë te reforma në drejtësi dhe po bën vettingun e policisë. Si do ti thotë ky policëe. Dhe policët thonë ç’kemi bërë ne, ky është shumë më keq.