Elbasani është rikthyer në hartën Covid të Shqipërisë disa javë pasi u shërua edhe pacienti i fundit i infektuar.
Gruaja nga Elbasani dyshohet se është infektuar në Tirane pasi kishte marrë pjesë në një ceremoni mortore.
Në 24 orët e fundit në qytetin e Elbasanit janë marrë 10 tamponë dhe rezultoi pozitive vetëm 73 vjecarja, ndersa tre anëtarët e tjerë të familjes në testin e parë kanë rezultuar negativ.
Pavarësisht thirrjes se autoriteteve për të shmangur grumbullimet dhe ceremonitë mortore mësohet se gruaja para disa ditësh ka marrë pjesë në varrimin e nje te aferme te saj në Tiranë.
Aktualisht gjendja e saj shëndetësore paraqitet e qendrueshme , për pasojë është izoluar ne banesën e saj.
Jo më larg se sot u krye dezifektimi i baneses dhe mjediseve të përbashkëta në pallat.
Pas më shumë se nje muaj pa raste frika dhe paniku u rikthye në qytetin e Elbasanit.
Ndonëse bashki e gjelbër në Elbasan nga sot aktiv një rast.


