Burrit nga Elbasani i ikën gruaja, ai e kërkon me Polici. Ditën e dielë, ai i është drejtuar Komisariatit të Policisë për të vënë në dijeni autoritetet se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.
Policia ka nisur kërkimet, teksa nuk dihet përse ai është braktisur nga e shoqja.
NJOFTIMI
Më datë 08.04.2018, shtetasi G.B, 29 vjeç, banues në fshatin Bërzeshtë, kallëzon se i është larguar nga banesa bashkëshortja, shtetësia F.B, vjeç 26 . Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.


