• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“EL CHAPO FEMËR”/ Nga politikane në”mbretëreshë” e kokainës, historia e terrorit dhe arratisjet nga burgu (FOTO)
Home
Nderkombetare

“EL CHAPO FEMËR”/ Nga politikane në”mbretëreshë” e kokainës, historia e terrorit dhe arratisjet nga burgu (FOTO)

27 October, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Një kriminele nga Guatemala, e cila ka marrë edhe epitetin ‘El Chapo femër’, zhvilloi një fushatë terrori për një hark kohor prej disa vitesh, duke e bërë atë nga kandidate për kryetare bashkie në “mbretëreshë të kokainës”.

Marixa Lemus Pérez, e njohur me pseudonimin “La Patrona” – bosja femër – ndërtoi një perandori kriminale përmes vrasjeve gjakftohtë dhe trafikut të drogës në një qytet të vogël të Amerikës së Jugut, shkruan Gazeta SHQIP.

Ajo u burgos përgjithmonë në vitin 2017, pasi u dënua me 94 vjet burg për një sërë krimesh brutale që ajo kreu.

"El Chapo femër"/ Nga politikane në

Por ka pasur një moment në jetën e saj që Marixa kandidoi për kryetare bashkie dhe ajo erdhi pas vdekjes tragjike të motrës së saj.

Në vitin 2011, motra e saj kishte organizuar një takim me njerëz nga komuniteti lokal teksa po kandidonte për kryetare bashkie të qytetit të Moyuta.

Por në atë ditë një grup njerëzish të armatosur me armë gjahu dhe AK-47 hapën zjarr në takim duke vrarë tetë persona – duke përfshirë edhe motrën e saj, Mayra.

“Fytyra e saj ishte shkatërruar dhe ajo ishte e shtrirë në një pellg të gjakut të saj”, tha Marixa për Vice News për trupin e pajetë të motrës së saj.

Vrasja e egër do të njihej si “masakra në Los Cuernos”.

Të qenit kryetar bashkie ishte një biznes familjar, pasi vëllai i Mariksës, Magno e mbajti këtë post derisa vdiq në vitin 2009 nga një atak në zemër. Mayra kishte përfunduar mandatin e tij kur u vra, shkruan Gazeta SHQIP

"El Chapo femër"/ Nga politikane në

Në vitin 2011, Marixa ndërhyri për të zëvendësuar motrën e saj në garën për kryetar bashkie, por humbi . Dhe gjërat shkuan keq e më keq për “La Patrona”, kur në vitin 2015 u dënua me 94 vite burg.

Edhe 6 ish-pjesëtarë të policisë u arrestuan si pjesë e bandës së saj. Por karriera e saj kriminale nuk kishte mbaruar ende.

Në vitin 2016 ajo tentoi të arratisej duke u hedhur mbi murin e burgut me ndihmën e të burgosurve të tjerë, por u arrestua pak më vonë.

Vetëm një vit më vonë, ajo tentoi një tjetër arratisje nga një burg ushtarak, këtë herë e veshur si roje.

Kur autoritetet më në fund e gjetën dy javë më vonë, ajo ishte në El Salvador.

"El Chapo femër"/ Nga politikane në

ARRATISJET NGA BURGU

Kapja e saj ishte një lajm aq i madh sa presidenti i vendit e lavdëroi policinë në Twitter.

Pasi kaloi katër vjet nga të 96-at e saj në burgun e grave Santa Teresa në Guatemala, Marixa tha për Vice News se ajo ende po përpiqet të fitojë lirinë e saj.

“Dua të rihap çështjen time,” i tha ajo gazetës.

Për shkak të dy arratisjeve të saj të suksesshme nga burgu, asaj iu dha emri “El Chapo femër”./The SUN – Gazeta SHQIP

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VINTE BASTE ONLINE NË LOKALIN E TIJ/ Arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër (EMRI)
Previous article DOSSIER/ Fjala e Ballukut në takimin me udhëheqjen kineze në 1972 në Pekin: Ne përdorim akoma armatim...

s.autor

Postime të ngjashme

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore Botë

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT