• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTUAN POLICIN MALAZEZ/ Ja ku jeton familja nga Kopliku! Banorët: Nuk flasim me ta… (FOTOT)
Home
Breaking News

EKZEKUTUAN POLICIN MALAZEZ/ Ja ku jeton familja nga Kopliku! Banorët: Nuk flasim me ta… (FOTOT)

17 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Opinioni publik është tronditur nga vrasja e policit malazez nga një familje shqiptare ngjarje e ndodhur ditën e diel në afërsi të Hercegnovit. Ndërkohë po aq të tronditur janë edhe fqinjët e kësaj familje në zonën e Kamicës në Malësinë e Madhe. Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në qytetin bregdetar Igalo rreth 5 km larg kufirit kroat, ku sipas hetimeve paraprake, policin malazez e ka qëlluar me një plumb në kokë një nga djemtë e të moshuarës, Luan Hasanaj 43 vjeç. Ndërsa pas kësaj ngjarje janë arrestuar nga policia ai vetë, së bashku me vëllanë, Lulëzim Hasanaj 49 vjeç dhe nënën Nure Hasani.

Report Tv ditën e sotme ka qenë në këtë fshat, konkretisht në banesën ku familja Hasanaj jetonte në Malësinë e Madhe.

Aty janë ende orenditë shtëpiake, dera është e kyçur por nga dritaret, brenda banesës gjithçka duke normale. Nga ajo që mund të kapi kamera, në shtëpi shihet një televizor i vendosur mbi një tavolinë në korridor si dhe një tavolinë tjetër mbështetur në murë që më shumë mundësi familja Hasanaj ushqehej.

Ndërkohë në fshatin ku kanë vendlindjen familja Hysenaj banorët tregohen të rezervuar në komentet për ngjarjen e rëndë ku u përfshinë familja Hasanaj. Ata shprehen se shumë pak komunikim kanë patur me ta, ndërsa i ishin shpesh herë që ikin dhe vinin. Një banorë që thotë se ka edhe lidhje gjaku të largëta me ta, thotë që i ka respektuar gjithmonë dhe i njihte si familje e qetë por që në vitin ’97 nuk kanë komunikuar më me ta.

“Kemi 20 vjet që nuk merrna me ta. Nuk kena punë me ta. Vetëm që kalojnë rrugës. Janë rrethanat vetë që na ka çuar. Për ne, varet se si i kanë pas punët. Se pas 90 janë qenë familje, por pas 90 i kanë punët e tyre. Ata kanë punën e vet ne tonën. Shkojnë vijnë shkojnë vijnë. Nuk kena pa polici. Që në 97 e ktej nuk kemi komuniku me ta. Ne i kemi përkrah, por pas atyre viteve nuk merrna me ta.” tha një banor.

Për sa i përket një konflikti të ndodhur në vitin 2018, një banorë i zonë shprehet se ajo nuk ka qenë diçka e madhe pasi sherri ka nisur për disa tulla dhe më pas përfundoi në përplasje fizike, por kishte mbetur me aq.

“Kam qenë në emigrim dhe nuk kam jetuar këtu. Gjynah për çdo gjë. Nuk di gjë. Kam qenë 15 vjet në Itali dhe sdi gjë. Punë fëmijësh kanë qenë zënë në 2018, për një banesë për dy tre tulla. Po rrihen të mëdhenjtë. Janë sjellë shumë mirë. Nuk është respekti që ka qenë më parë. Nuk e di. ” tha një banor.

“Sa kanë qenë këtu kanë qenë të mirë. Pastaj nuk e di. Kur nuk ke kontakt me ta nuk e di. Komshiun e njeh” tha një banor tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VUAN NGA LEUÇEMIA DHE NUK E LË FUTBOLLIN/ Mihajloviç jep lajmin në prag të festave: Beteja me sëmundjen po shkon...
Previous article "NDAJ SAMPDORIAS DO TË JETË E VËSHTIRË"/ Flet Sarri: Në Champions i trembesha vetëm...

k.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo Aktualitet

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT