Një person, i akuzuar për vrasjen e një shtetasi shqiptar, trupi i të cilit u gjet në një shtëpi ku kultivohej drogë në Australi javën e kaluar, është arrestuar.
Aaron Donald Carver, 35 vjeç, u vu në pranga në Queensland të premten e më pas u transportua në Adelaide, ku ndodhi edhe krimi. Në aeroport Aaron Donald Carver mbuloi fytyrën me xhup dhe refuzoi t’u përgjigjej gazetarëve që prisnin aty. “Ik q***”, ishte sharja drejtuar reporterëve që prisnin një prononcim nga ai.
Dyshimet e hetuesve janë se Carver ka vepruar në bashkëpunim. Grupi dyshohet se ka ekzekutor viktimën e më pas ka marrë një sasi të konsiderueshme droge nga banesa.
Viktima, sipas mediave australiane, është një 46-vjeçar shqiptar, trupi i të cilit u zbulua në një shtëpi në rrugën “Carousel”, në lagjen Para Vista më 12 tetor. Identiteti i tij, megjithatë, nuk bëhet i ditur nga mediat lokale.
Ai dyshohet se u vra diku mes mesnatës dhe orës 1 të mëngjesit të së martës, së 9 tetorit.