• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTOI ME BRESHËRI PLUMBASH ISH-GRUAN/ Polici rrëfen momentin e ngjarjes: Fëmijët thërrisnin ‘o ma, o ma’
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTOI ME BRESHËRI PLUMBASH ISH-GRUAN/ Polici rrëfen momentin e ngjarjes: Fëmijët thërrisnin ‘o ma, o ma’

31 May, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ngjarjet e fundit makabre të krimeve ndaj grave, nënave, bashkëshorteve kanë tronditur mbarë opinionin publikë. I tillë ishte krimi që ndodhi në Elbasan vetëm pak metra larg gjykatës, ku Koço Buzo ekzekutoi me breshëri plumbash bashkëshorten e tij, Liljana Buzo. Krimi ndodhi në sy të djalit të çiftit, ku ai së bashku me nënën kishin dalë nga seanca gjyqësore e divorcit.

Të shtëna armësh, përleshje dhe klithma që tronditën gjithë Elbasanin. I menjëhershëm ka qenë reagimi i një ish-oficeri policie, i cili pa asnjë hezitim i është drejtuar vendit, ku po ndodhte ngjarja, dhe menjëherë ka neutralizuar kalimtarët dhe një polic, të cilit po i rrezikohej jeta. Një akt heroik i kohëve të sotme, më shumë sesa një bamirësi apo vepër modestie, është parandalimi i një tragjedie, që do të kishte përmasa të një krimi me shumë viktima.

Ai quhet Osman Jazo, baba i 3-fëmijëve, ish-oficer policie, avokat në profesion, dhe është heroi i neutralizimit të përshkallëzimit të një ngjarjeje me shumë viktima dhe të armës së autorit të krimit. Ditën e sotme ai rrëfeu detajet e krimit, në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24.

Osman Jazo, dëshmitar në ngjarje: Unë aty gati 150 m kam zyrën time të avokatisë, ku punoj me një koleg timin. Unë pashë se po ndodhte një konflikt mes 3 personave dhe të shtrirë në tokë një person. Vrapova menjëherë në vendngjarje, pashë që dy çuna të rinj po përlesheshin me një burrë, kur e pashë, e njoha se kush ishte. Aty ishte një polic, i cili pashë se ishte rrëzuar në tokë, e mora dhe e largova diku më larg, kur u afrova përsëri në ngjarje, pashë që i kishte rënë arma në tokë. E mora armën, por nuk e mbusha me fishekë në gryk, pasi vetë profesioni im si ish-oficer dija mirë ta përdorja. Në pjesën e parë të ngjarjes unë nuk konstatova, ndërsa pjesa e dytë ishte përsëri e rëndë, pasi unë po shikoja që fëmijët po thërrisnin “O Ma, o Ma”. Unë kam bërë neutralizimin e armës së autorit, pasi nëse nuk do bëhej, mund të ndodhte gjithçka. Njëri nga djemtë kishte kapur automatikun e të atit dhe po kacafyten, unë menjëherë jam afruar dhe i kam hequr armën edhe Kocos, edhe djalit, madje thikën ai e hodhi disa metra më tutje.

Unë autorin e vrasjes kam vite që e njoh, kemi punuar të dy në polici, kam qenë drejtues, Koço ka qenë në rolin e policit bazë. Unë nuk e kam ditur dhe njohur si njeri problematik, kishte ardhur para një muaji për problemin me të ndjerën, por situata nuk ishte kaq e rënduar, madje ai ka punuar si roje sigurie te gjykata. Unë jam shokuar, sepse nuk ma kishte dhënë këtë përshtypje si njeri problematik. Ky veprim është më shumë sesa i rëndë, por derisa unë nuk e kam njohur familjen e tij nuk mund të jap dot mendim. Sigurisht që veprimi i tij është i paprecedent, ky është veprim jashtë çdo norme. Unë kontaktet me autorin nuk i kam pasur të shpeshta, por kontakti i fundit ka qenë para një muaji, ai dukej i shqetësuar por që nuk e dija se ishin kështu rrethanat. Ka kohë që është larguar nga detyra, ai ishte polic bazë siç e thashë, por mund të them se po të ishte kaq problematik duhet të ishin marrë masat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDËRBEU-VLLAZNIA/ "Korçarët" si bunker, "Shkodranët" besojnë tek Dilaveri. Ja formacionet e mundshme...
Previous article PAMJE TË RËNDA/ Dy burra hedhin në lumë trupin e pajetë të viktimës nga koronavirusi

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Ndezën zjarre që dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme, 3 të arrestuar në Fier dhe Lushnjë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Ndezën zjarre që dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme, 3 të arrestuar në Fier dhe Lushnjë

RISHIKOHEN MASAT E SIGURISË/ Pas votimit në Kuvend, afat për ata që janë në burg Aktualitet

RISHIKOHEN MASAT E SIGURISË/ Pas votimit në Kuvend, afat për ata që janë në burg

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine Aktualitet

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT