• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKZEKUTOI 77 PERSONA/ Avokati i vrasësit norvegjez: Breivik ndodhet në depresion të thellë
Home
Botë

EKZEKUTOI 77 PERSONA/ Avokati i vrasësit norvegjez: Breivik ndodhet në depresion të thellë

8 January, 2024 s.autor Botë

Avokati i vrasësit masiv norvegjez, Anders Behring Breivik, i tha gjykatës të hënën se ai po vuan nga “depresioni i thellë” dhe nuk dëshiron më të jetojë dhe kërkoi që ai të largohet nga izolimi në burg.

Fanatiku i ekstremit të djathtë – i vrau 77 njerëz gjatë një sulmi të tërbuar me bombë dhe të shtëna në vitin 2011 – e ka paditur shtetin, duke argumentuar se kushtet e burgut i shkelin të drejtat e tij njerëzore.

Breivik u fut në sallën e gjyqit për seancën dëgjimore të së hënës i shoqëruar nga tri roje të sigurimit. Ai nuk tha asgjë dhe qëndroi ulur derisa ekipi i tij e shtroi çështjen.

“Ai është mbajtur i izoluar për 12 vjet… ai jeton në një botë plotësisht të ngujuar”, tha para gjykatës avokati i tij, Oeystein Storrvik.

“Ai nuk dëshrion të jetojë më”, shtoi Storrvik. Në një incident në vitin 2018, Breivik shkroi në murin e qelisë së tij “MË VRITNI” duke përdorur jashtëqitjen e vet, tha avokati.

Breivik vrau tetë njerëz me një bombë në veturë në Oslo, pastaj 69 të tjerë me armë zjarri, shumica e të cilëve ishin adoleshentë, në një kamp për të rinj të Partisë Laburiste më 22 korrik 2011.

Ky është krimi më i rëndë në historinë e kohës paqësore të Norvegjisë.

Avokatët që e përfaqësojnë Ministrinë e Drejtësisë thonë se Breivik duhet të mbahet i izoluar nga pjesa tjetër e të burgosurve, për shkak se vazhdon të jetë kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë.

“Për një të burgosur tejet të rrezikshëm nevojiten masa të jashtëzakonshme”, tha avokati Andreas Hjetland në gjykatë të hënën.
“Ai ende ndihet krenar për atë që e ka bërë. Ai ende mban qëndrimet e njëjta ideologjike”, shtoi ai.

Breivik e tundi kokën në shenjë mospajtimi.

Breivik është duke e kryer një dënim me 21 vjet burgim – dënimi më i rëndë që mund ta japë një gjykatë norvegjeze – i cili mund të zgjatet për aq gjatë sa ai cilësohet kërcënim për shoqërinë./REL

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'DO FLESH MË KURRË"/ Situatë e papritur në BBVK, Santiana tërheq nga krahu Shqipen
Previous article PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur bashkëshorti DHUNON dhe OFENDON Bedrie Lokën, djali përpiqet ta ndalojë

s.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën! Botë

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën!

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje Botë

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT