• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ekzekutimi në Gjirokastër/ Autorit i komunikohet masa ‘arrest me burg’ nga spitali
Home
Aktualitet
Kronikë

Ekzekutimi në Gjirokastër/ Autorit i komunikohet masa ‘arrest me burg’ nga spitali

28 October, 2017 Q.Autor Kronikë

GJIROKASTER- Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për autorin e dyshuar të vrasjes së Aleko dhe Afërdita Kostën.

 

Krimi makabër që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi mëngjesin e së hënës në qytetin e gurtë, pasi një sherri për murin rrethues të banesës së Apostol Kostës.

 

Ky i fundit pasi kreu vrasjet, me armën e krimit tentoi të vetëvritej, por mbeti i plagosur. Aktualisht ai ndodhet i shtruar në spital, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ruhet nga forca të policisë. Ndaj, ndryshe nga seancat që mbahen në sallat e gjyqit, seanca ndaj 73-vjeçarit u mbajt në spital.

SKEMA E VRASJES
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së henes, rreth orës 07:25 në vendin e quajtur “Sokaku i të Marrëve”, në lagjen Palorto. Gazetarja Brikena Metaj përcjell për “BalkanWeb” se nga të dhënat e grupit hetimor të çështjes ka dyshime se Aleko Kosta kishte hyrë në oborrin e banesës së çiftit me një granatë dhe një armë në dorë. Pasi ka hedhur si fillim granatën, e cila për fat nuk shpërtheyer. Fill pas këtij veprimi, ai është futur brenda, ku ka hapur zjarr ndaj gruas së kushëririt të tij, e cila në ato momente ndodhej në aneksin e kuzhinës në katin e parë.

Pasi kishte qëlluar Afërdita Kostën, autori është ngjitur për në katin e dytë, ku është përballur me kushëririn e tij, ndaj të cilit ka shkrehur armën. Në banesën e krimit gjendej edhe djali 18-vjeçar nga martesa e parë e Afërdita Kostës, i cili është ngritur i alarmuar nga zhurmat dhe është fshehur. Vetëm pak minuta më vonë ai ka dalë për të parë se çfarë kishte ndodhur, ndërsa është përballur me një skena makrabre, ku ka parë të lyerë në gjak njerkun dhe nënën e tij. Ndërkohë, në kushtet e tronditjes së rëndë, autori i dyshuar, Kosta, ka shkuar në shtëpi dhe me armën e krimit ka qëlluar me plumb në gojë veten, duke u plagosur, por ndodhet në rrezik për jetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hapja e dosjeve të Kennedy sjellin informacione tronditëse mbi vdekjen e Marilyn Monroe
Previous article Pasi i doli emri se kishte futur mallra pa doganë reagon Halimi: E vërteta e makinës

Q.Autor

Postime të ngjashme

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

KËRKESA PËR ANULIMIN E PROJEKTIT/ Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave Aktualitet

KËRKESA PËR ANULIMIN E PROJEKTIT/ Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT