• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI NË ELBASAN/ Pas sekuestrimit të furgonave të bardhë. PD në Elbasan i ndërron ngjyrën, i merr gri (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI NË ELBASAN/ Pas sekuestrimit të furgonave të bardhë. PD në Elbasan i ndërron ngjyrën, i merr gri (VIDEO)

22 April, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Pas sekuestrimit të tre furgonave të bardhë, PD në Elbasan tashmë ka marrë frgona të rinj, duke i ndryshuar ngjyrën nga të bardhë në gri. Me këta furgonë me logon e PD-së, struktura e armatosura e kësaj partie, grup paraushtarak, vijon të patrullojë qytetet duke pretenduar se garanton votën e lirë.

Furgonët e PD-së u sekuestruan pas ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më parë Elbasan, ku Pjerin Xhuvani u vra nga ish polici i RENEA-s Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës së armatosur në PD të vetëshpallur si mbrojtës së votës.

Të plagosur mbetën edhe 4 persona të tjerë, mes tyre një punonjëse policie e cila ka ndërhyrë në vendngjarje për të shuar krimin. 10 anëtarët e grupit të armatosur të PD të krijuar në Elbasan nga Gazment Bardhi, me në krye drejtuesin e tyre, Arjan Hoxha, janë arrestuar për akuzat e pengmarrjes me dhunë dhe vrasjes. Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit hodhi poshtë pretendimet e opozitës se grupi i tyre tentoi të parandalonte një rast të shitblerjes së votës. Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se nuk ka asnjë provë për shitblerje votash.

Si ndodhi ngjarja e vrasjes në Elbasan: Ndërsa gjatë ditës tre furgona të PD lëviznin vazhdimisht në të gjithë qytetin e Elbasanit, në orën 14:00 të 21 prillit, policia është njoftuar nga Arjan Hoxha se në  rrugën ”Lef Nosi”, në qytetin e Elbasanit, kishte një incident me disa persona. Kjo ka bërë që policia të çojë në vendin e ngjarjes një patrullë të  “Shqiponjave”, dhe dy zv. drejtorët e Policisë së qarkut, ai i Hetimit dhe ai i Sigurisë. Sapo policia ka mbërritur, Arjan Hoxha është shkëputur nga anëtarët e tjerë të grupit të armatosur të Gazment Bardhit të vetëshpallurit si mbrojtës të votës, dhe i është afruar efektivëve, duke u thënë se ai bashkë me disa persona të tjerë kishin bllokuar një person, për të cilin pretendonin se po kryente veprime për blerje votash për një subjekt politik. Ata i kishin bllokuar rrugën automjetit fuoristradë ML pa targa, me shofer Met Gresën, të cilit i kishin marrë çelësin, asi sipas tyre në këtë mjet kishte prova të shitblerjes së votës. Gjatë konfliktit, në prani të policisë, situata ka degraduar deri në përdorimin e armëve dhe për pasojë ka mbetur i varrë shtetasi Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur shtetasit Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe punonjësja e policisë e forcës së posaçme “Shqiponjat”, Xhensila Sota.

Kjo ka bërë që policia të arrestojë Arjan Hoxhën së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit të armatosur të PD-së me akuzën e pengmarrjes dhe heqjes së paligjshme të lirisë me dhunë dhe atë të vrasjes. Arbër Paplekaj, pas vrasjes u largua dhe më pas u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke pranuar krimin.

Për pretendimin e ngritur të grupit të armatosur të PD se disa persona po kryenin në mjetin ML pa targa shitblerje të votës, policia tha se pas ekzaminimit nuk ka asnjë provë që ky pretendim të ishte i vërtetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA NË ELBASAN/ Basha mban qendrim SKANDALOZ: Nuk ka vetëgjyqësi...
Previous article OPERACION DROGE NË GREQI/ Sekuestrohen mbi 4 ton kanabis në portin e Pireut me vlerë 33 mln euro

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI) Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI)

“BETEJË” ME FLAKËT NË QARKUN SHKODËR/ Situatë problematike në malin e Tërbunit në Pukë Aktualitet

“BETEJË” ME FLAKËT NË QARKUN SHKODËR/ Situatë problematike në malin e Tërbunit në Pukë

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT