Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar për vrasjen sot në Elbasan me prapavijë politike duke e cilësuar si të paralajmëruar.
“Kronika e nje vrasje të paralajmeruar…Asgje jashte parashikimeve…
Deshmori” i pare i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, eshte mjeku psikiater Pjerin Xhuvani.
Ndersa autori i dyshuar, nje nga efektivet me te trajnuar te Forcave Speciale, qe ka sherbyer 6 muaj në Afganistan si instruktor trajnimi i policise Afgane….” shkruan Artan Hoxha.
Por si ndodhi ngjarja sot në Elbasan?
Nga përplasja me armë humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona. Mes të plagosurve është një efektive e policisë në përpjekje për të parandaluar krimin, Xhensila Sota.
Nga njëri grup u vra Xhuvani dhe u plagos dhëndri i tij, Eltjon Bodinaku, ndërsa në krahun tjetër u plagosën Emiljan Prenga 39 vjeç dhe Pavlo Vuksani 50 vjeç, që janë pjesë e shtabit të PD-së dhe u arrestua autori i vrasjes së 56-vjeçarit, Arbër Papleka, gjithashtu pjesë e PD-së në Elbasan.


