• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI MAFIOZ NË VLORË/ Policia kontrolle në disa banesa. Mësyhet dhe në shtëpinë e personit që i shpëtoi dy atentateve
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI MAFIOZ NË VLORË/ Policia kontrolle në disa banesa. Mësyhet dhe në shtëpinë e personit që i shpëtoi dy atentateve

18 August, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Vlorës po ushtron kontrolle në disa banesa në qytetin e Vlorës, pas atentatit mafioz me dy viktima sot në autostradën Fier-Vlorë, mëson gazetarja e Panorama Nikoleta Kovaçi.

Burimet i thanë Panorama se një prej banesave ku është ushtruar kontroll është edhe ajo e Endrit Sabedinit, person i njohur për policinë. Ai njihet dhe me emrin Indrit Sabedini.

I riu i ka shpëtuar dy atentateve që kanë pasur qëllim eleminimin e tij.

Ai mbeti i plagosur nga një shpërthim me eksploziv më dhjetor të vitit 2021.

Rreth katër vite më parë, 2017, Sabedini i shpëtoi mrekullisht një tjetër atentati pasi pikasi në kohë lëndën eksplozive pranë makinës.

Ngjarja ndodhi më 15 dhjetor 2017. Në atë kohë, Policia e Vlorës konfirmoi se qesja e zezë e gjetur pranë automjetit të Sabedinit ishte lëndë eksplozive.
Forcat xheniere kryen shpërthimin e kontrolluar të pakos me lëndë eksploziv artizanale prej 500 gramë tritol. Ishte vetë Sabedini ai që pikasi qesen e dyshimtë dhe lajmëroi menjëherë Policinë.

“Më datë 15.12.2017, rreth orës 18:55, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetasit E.S., 30 vjeç, pasi dyshon se rreth 2 m larg, përpara mjetit të tij tip ‘Benz’, në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, dallon një qese plastmasë të zezë dhe dyshon se ka lëndë eksplozive.

Menjëherë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar se, në rrugë, rreth 2 m përpara mjetit tip ‘Benz’ gjendet një objekt i mbështjellë me qese të zezë. Policia ka rrethuar zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth.
Janë njoftuar e janë duke ardhur edhe Forcat Xheniere për të vlerësuar situatën dhe përcaktuar çfarë objekti është”, sqaronte Policia në atë kohë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Policia greke zbulon plantacionin me drogë dhe një arsenal armësh, pranga 2 grekëve dhe shqiptarit
Previous article FOTOLAJM/ Nga babai tek i biri, 30 vite më pas. Bashkëshortja e Rudi Vatës rrëmben vëmendjen e fansave...

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT