SPAK ka përcjellë në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar kërkesën për kalimin për gjykim të të pandehurit Erion Alibej, (Andrea Dylgjeri), i akuzuar se në grup të strukturuar kriminal me të proceduarit Xhulian Hoxha e Euglen Halili dhe përmes pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal ka kryer krimet:
“Vrasja me paramendim” në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan; “Vrasja me paramendim” në dëm të viktimës Regis Runaj më datë 29 korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.
Ndërkohë ndaj personave nën hetim Albert Manahasa dhe Seit Manahasa është kërkuar pushimi i çështjes për shkak se nuk e kanë kryer veprën penale për të cilën janë dyshuar.