• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI MAFIOZ I BIZNESMENIT/ 20 dëshmitarë për ngjarjen. Ferracuku bëhej gati për garën me kuaj
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI MAFIOZ I BIZNESMENIT/ 20 dëshmitarë për ngjarjen. Ferracuku bëhej gati për garën me kuaj

3 September, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arjan Ferracaku ka mbetur viktimë për shkak të ngatërrimit të shënjestrës. Në këtë përfundim ka dalë Policia e Shkodrës nga hetimet paraprake lidhur me ekzekutimin e biznesmenit 30-vjeçar. Nga ana tjetër, përveç shoqërimit të mbi 20 personave, ende nuk ka asnjë të dyshuar. I riu u qëllua me breshëri kallashnikovi ndërsa ndodhej në zonën e Livadeve pranë Liqenit të Shkodrës për të bërë stërvitje me kuaj bashkë me rreth 5-6 persona të tjerë.

I riu ashtu edhe si miqtë e tij, po përgatitej për garën me kuajt, që do të organizojë Akademia e Hipizmit “Vllaznia” më 15 shtator. Gara do të organizohet në Velipojë, pranë hotel “Fantazia” që është dhe në pronësi të Ferracakut. Përveç këtij hoteli, ai njihet dhe si pronar i restorantit “Zus” në Shkodër. Babai i dy fëmijëve të mitur u qëllua nga një person, i cili i zuri pritë. Sipas hetuesve, autori ka qëlluar nga një largësi prej afro 70-100 metra. Ende nuk është e qartë nëse autori ka gabuar shënjestër apo e ka ngatërruar me ndonjë prej personave që ndodheshin pranë tij, që mendohet se ka qenë dhe synimi i vrasësit. Në momentin që kanë nisur të shtënat, personat e tjerë që e shoqëronin viktimën janë larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar plumbave, pasi ata nuk kanë ditur se nga vinin të shtënat për shkak se autori ka qëndruar i fshehur.

Arjan Ferracaku dhe personat e tjerë ishin mbi kuaj, duke bërë hipizëm dhe parapërgatitje për kampionatin me kuaj, që ishte parashikuar me 15 shtator në plazhin e Velipojës. Pasi autori ka lënë të plagosur shtetasin Arjan Ferracaku, ka dalë nga vendi ku fshihej dhe e ka qëlluar sërish nga afër. Forcat e policisë kanë bërë shoqërimin e të paktën 20 personave në Policinë Vendore të Shkodrës, mes të cilëve janë dëshmitarët që kanë dëgjuar krismat në vendngjarje, por edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni apo familjarë të viktimës. Dëshmitarët, sipas burimeve policore, janë shprehur për oficerët e Policisë Gjyqësore se ata vetëm kanë dëgjuar krisma dhe se nuk kanë arritur që ta shohin autorin për shkak se ai ishte fshehur, ndërsa më pas janë larguar me shpejtësi për t’u shpëtuar plumbave.

Në këtë mënyrë dëshmitarët nuk kanë dhënë asnjë detaj që mund të ndihmojë Policinë në identifikimin e vrasësit. Policia e Shkodrës ka pyetur edhe familjet e viktimës, por ata kanë mohuar se mund të kenë pasur probleme apo se vetë 30-vjeçari ka pasur ndonjë problem. Ndonëse Policia nuk jep emër për shënjestrën, ngjarja lidhet me vrasjet e fundit të ndodhura në qytetin e Shkodrës, ku prej 18 qershorit ka pasur 4 ekzekutime ende të pazbardhura. Po ashtu, Policia vijon edhe kontrollet në qytet për të rënë në gjurmët e autorit të mundshëm. Në dy muaj e gjysmë në Shkodër janë shënuar 6 vrasje dhe dy të zhdukur, një bilanc tragjik për qytetin. Qytetarët gjatë ditës së djeshme janë shprehur të frikësuar për këtë situatë, duke deklaruar se tashmë nuk ndihen të lirë në qytetin e Shkodrës, qytet i cili, sipas tyre, nuk e meriton këtë që po ndodh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËDHËNIET MES DY VENDEVE/ Ndërrohet komanda amerikane e NATO-s në Afganistan
Previous article FITUESIT E LEJEVE MINERARE: Ministria e Transporteve publikon listën e plotë

g.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë Aktualitet

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT