Dy javë pas ekzekutimit të punonjësit të FNSH-së Shkodër Xhulio Prela, policia ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.
Autoritetet kanë arrestuar Nikoll Shernikun pasditen e djeshme (19 dhjetor) ku u bë dhe ekzekutimi i masës së sigurisë arrest me burg të dhënë nga gjykata e Lezhës në mungesë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe një person tjetër me iniciale B.M. i dyshuar si bashkëautor në vrasjen e 26-vjeçarit në aksin rrugor Lezhë-Milot në zonën e Gajushit.


