• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I XHELAL REÇIT/ Zbulohet lidhja e djalit të viktimës me të dënuarin përjetë që u lirua nga gjykata e Krujës
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I XHELAL REÇIT/ Zbulohet lidhja e djalit të viktimës me të dënuarin përjetë që u lirua nga gjykata e Krujës

1 November, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbuluar mbrëmjen e sotme për ekzekutimin e ish-Policit Xhelal Reçi në qytetin e Lacit mëngjesin e kësaj të hënë.

Gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar se Besnik Reçi, djali i viktimës, shoqerohet me nje person të dënuar me burg përjetë por i liruar nga Gjykata e Krujës.

“Besnik Reçi shoqerohet me një person që ishte i dënuar me burgim të përjetshëm por u lirua nga Gjykata e Krujës. Pra ata shoqeroheshin me grupe kriminale, që do të thotë se kjo vrasje ka të bëjë me përplasjet mes grupeve. Ndoshta ata nuk kanë mundur të godasin djemtë dhe çfarë kanë bërë? I kanëgoditur aty ku dhemb më shumë, te prindërit”, tha ajo.

Gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar se pranë viktimës ishte gruaja, e cila po ndite dritat e biznesit. Ndërkaq, dy djemtë e viktimës dyshohet se kanë pasur problem me persona të njohur në zonë dhe kjo është pista kryesore ku po heton policia. Gazetarja nxorri dhe inicialet e këtyre personave, B.M dhe E.M.

“Kjo është vrasja e 55-të që prej 1 janarit. Mes vrasjeve të mirëorganizuara dhe kryesisht për motive droge, është vrasja e 15-të e pazbardhur, e Xhelal Reçit që ka qenë efektiv i policisë rrugore. Prokuroria dhe policia lokale e përjashtoi mundësinë e një vrasje me detyrën që ka ushtruar. Siç thuhet, automjeti i vrasësve dyshohet se është vjedhur në fshatin Mbrostar të Fierit me targa greke. Një muaj më parë është denoncuar si i vjedhur. Vazhdon e njëjta skemë, vidhet automjeti dhe targa. Shpresa e grupit të hetimit është një kamerë sigurie mes bankës dhe objektit ku viktima ishte pranë biznesit të tij dhe bashkëshortja ishte ngjitur që të ndizte dritat, kanë pasur dijeni të rutinës së përditshme të Xhelal Reçit. Rutina ishte qartazi e dukshme për vrasësit, kanë qenë shumë të informuar. Fëmijët e tij ka dyshime se kanë pasur problematike, konflikte. Mendohet se mund të ketë lidhje me mosmarrëveshjet e dy djemve me persona të tjerë. Një nga djemtë dyshohet se ka pasur një konflikt me B.M dhe E.M. Ky shtetas denoncoi një vit më parë se pati tentativë për tu vrarë. Nga ana tjetër, ka edhe një konflikt me një shtetas tjetër me inicialet Y.Ibrahimi por këto janë pista paraprake. Njëri ka qëlluar me pistoletë, tjetri nuk ka qëlluar. Dyshohet se gjithsej kanë qenë 3 persona“, deklaroi Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID: Cilat shtete po i vaksinojnë fëmijët e tyre dhe pse?
Previous article ÇFARË NDODHI? Paloma flet pas daljes nga BBV: Fansat e Donaldit më shajnë me adresa fallco

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT