• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I VËLLEZËRVE BILALI/ Përgjimet që çuan në zbulimin e autorit, djali i zyrtarit…
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I VËLLEZËRVE BILALI/ Përgjimet që çuan në zbulimin e autorit, djali i zyrtarit…

28 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ibrahim Lici, djali i anëtarit të Këshillit Bashkiak në Shkodër, dyshohet se është autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Bilali.


26-vjeçari, në bazë të hetimeve të Policisë, dhe Prokurorisë është personi që ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të Ibrahim dhe Astrit Bilalit, ngjarje e ndodhur më 30 mars. Gjithçka dyshohet se është shkak i një konflikti mes dy familjeve në Shkodër, Lici dhe Bajri. Djali i Mustafa Licit është shpallur në kërkim bashkë me personin që e ka ndihmuar të largohet nga vendi i ngjarjes me makinë.

Ndërkohë, Policia ka marrë në pyetje dy të arrestuarit, Arsen Stojku dhe Mislim Rama. Këta dy persona dyshohen si bashkëpunëtorë në krim, por ende nuk është i qartë nëse kanë luajtur rol direkt. Gjatë dëshmisë së tyre, dy të rinjtë kanë mohuar akuzën “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Si Stojku dhe Rama, gjatë pyetjeve të shumta nga hetuesit, kanë mohuar të kenë lidhje me ekzekutimin e babait dhe xhaxhait të Astmer Bilalit, i arrestuar si anëtar i grupit “Bajri”. Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se dy të rinjtë kanë lyer me bojë makinën, e cila është përdorur në vrasjen e Ibrahim dhe Astrit Bilalit. Pas vrasjes së dy vëllezërve në lagjen “Kiras”, pak metra më tutje, Policia gjeti një makinë që po digjej.

Zjarrfikëset bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe makina nuk u dogj në brendësi. Pas akteve të ekspertizës në mjet u zbuluan gjurmë, sipas Prokurorisë, të Arsen Stojkut dhe Mislim Ramës. Ata janë të afërm të Ibrahim Licit, i cili në mjetin e sekuestruar nga Policia nuk janë gjetur gjurmë të tij. Por ai dyshohet si autor i vrasjes nga përgjimet telefonike dhe ambientale.

ARRESTIMI

Tri javë pas ngjarjes së rëndë, Policia e Shkodrës, ndryshe nga herët e tjera, arriti të zbardhë autorët.

Në operacionin e koduar “Livadhe”, pas hetimeve dhe përgjimeve të kryera, u ndaluan Arsen Stojku 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me Paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Policia arrestoi dhe Mislim Ramën, 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Policia, përveç dy të ndaluarve, ka shpallur në kërkim shtetasin Ibrahim Lici 26 vjeç, si i dyshuar kryesor për veprën penale të vrasjes së dy vëllezërve Bilali si dhe shtetasin D.B 29 vjeç për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ibrahim Lici është djali i anëtarit të Këshillit Bashkiak Mustaf Lici, një familje kjo e përfshirë në një përplasje që vijon prej kohësh me grupin tjetër “Bajri” në qytetin e Shkodrës. Në njoftimin e saj, Policia e Shkodrës tregoi se vijon operacioni për gjetjen dhe kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Pas hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur kanë planifikuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim vrasjen e Astrit dhe Ibrahim Bilalit. Si rezultat i punës së vazhdueshme intensive me metodat speciale të hetimit, nga grupi i posaçëm hetimor, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore, të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Gjatë veprimeve hetimore u bë sekuestrimi i një automjeti, tri aparateve telefonike celulare, të cilët janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprimeve të tyre. Ndërkohë, Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bilali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA E PABESUESHME/ Pjatalarësi Van Dijk që mposhti vdekjen dhe arriti majën
Previous article "KAM QEJF TË ÇMALLEM..."/ Historia e dhimbshme e Zenel Dragut: Kafe e duhan për mortin e nënës, në...

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq Aktualitet

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare Aktualitet

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT