• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I SANTIAGO MALKOS/ SPAK pyet Daut Elmazin: Dyshohet se është kontaktuar të vëzhgonte Vis Martinajn…
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI I SANTIAGO MALKOS/ SPAK pyet Daut Elmazin: Dyshohet se është kontaktuar të vëzhgonte Vis Martinajn…

13 September, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria Speciale SPAK, ka marrë sot në pyetje si dëshmitar Daut Elmazin. Ai është pyetur nga prokurorët në rastin ndaj personit të akuzuar Blendi Teta. Ky i fundit është i vetmi person që është arrestuar për atentatin e ndodhur në Tiranë dy vite më parë, ku mbeti i vrarë ish-polici Santiagio Malko.

Dy muaj më parë Blendi Teta, ka dalë dje para togave të zeza dhe ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje, shkruan newsbomb.al. Madje, ai është përballur dhe me prokurorin, duke thënë se ata nuk kanë asnjë provë që e implikon atë në vrasje.

Për këtë, SPAK ka gjetur një dëshmitar, Daut Elmazin, dhe ka nisur sot marrjen në pyetje të tij.

Elmazi dyshohet se është personi që është kontaktuar nga “Klani Duka” për të mbajtur nën vëzhgim biznesmenin Ervis Martinaj. Po sipas dyshimeve të organit të akuzës, shenjëstër e atentatit ku mbeti i vdekur ish-polici Santiago Malko ja qenë Ervis Martinaj.

Malko dhe Martinaj ishin miq me njëri-tjetrin. Tashmë, pritet të zbardhet se çfarë ka deklaruar para prokurorëve Daut Elmazi.

Vrasja e Santiago Malkos

Ish-polici Santiago Malko u vra mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e Kinostudios, sapo doli me makinën e tij tip BMW X5 nga një lavazh. Persona të maskuar kishin ndjekur Malkon dhe sapo ai ka dalë nga lavazhi e kanë qëlluar me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend.

Por pas këqyrjes se dhjetëra kamerave të sigurisë, hetuesit kuptuan se viktima ishte ndjekur hap pas hapi nga dy makina, në njërën prej të cilave më pas u mësua se ishte edhe Blendi Teta, shkruan neësbomb.al. Ai u arrestua dhe nga rrëfimi i mëpasshëm i 39-vjeçarit, dolën në skenë emra e të akuzuarëve të tjerë, pjesë e “Klanit Duka”.

Blendi Teta, fillimisht mohoi të kishte lidhje me ngjarjen por kamerat e sigurisë e nxoën zbuluar. Prokuroria Speciale SPAK e akuzon Tetën për veprën penale “Vrasje me paramendim, në kuadër të grupit kriminal”.

Mbyllja e hetimeve nga SPAK dhe dërgimi i rastit në gjyq për “Klanin Duka”

Prokuroria Speciale SPAK, mbylli dy muaj më parë hetimet dhe çoi në gjyq dosjen për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Të akuzuar si autorë të kësaj vrasje janë anëtarët e “Klanit Duka”.

Të pandehur janë:

1) Leonard Duka, banues Tiranë, në mungesë.

2) Erlis Duka, banues Tiranë, në mungesë.

3) Ilir Selmani, banues Tiranë, aktualisht në paraburgim.

4) Oltian Loga, banues Tiranë, në mungesë.

5) Aleksandër Maxhaku, banues Tiranë, në mungesë.

6) Fatmir Hyseni (Musai), banues Vlorë, në mungesë.

7) Dritan Agaj, banues Tiranë, në mungesë.

8) Xhoni Nica, banues Tiranë, me masë sigurimi personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

9) Elvis Gaçaj, banues Tiranë, në gjendje të lirë.

Të gjithë të pandehurit e mësipërm akuzohen dhe për krime të kryera nga “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe përmes pjesëmarrjes në të, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

1. Të pandehurit Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj – për vepër penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 78/2; 278 të Kodit Penal – për ngjarje të ndodhur më datë 27.08.2019 rreth orës 22:20, në Rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri viktima Santiago Malko.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUR DO TË SHOHIM PËRSËRI NË TELEVIZION?" Luana më në fund ka një përgjigje (FOTOT)
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Dy kauza humbëse nuk bëjnë një kauzë fituese

F.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT