• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I RAKIP ROLIT/ Policia jep detaje për arrestimin e autorit dhe 2 bashkëpunëtorët e tij
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I RAKIP ROLIT/ Policia jep detaje për arrestimin e autorit dhe 2 bashkëpunëtorët e tij

11 December, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kapen dhe vihen në pranga autori i dyshuar i vrasjes se shtetasit R(P).R dhe 2 bashkëpunëtorët e tij.

Gjithashtu, procedohet penalisht në gjëndje të lirë për shkak të moshës shtetasi D.G., banues në Kurbin, për vepren penale “Përkrahja e autorit të krimit “.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar dhe armën e zjarrit kallashnikov, me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 10.12.2021, në Sanxhak, Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R(P).R., 55 vjeç, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe se autori i dyshuar i vrasjes së 55- vjeçarit është shtetasi Ll.L., 22 vjeç dhe bashkëpunëtorët babai i tij shtetasi S.L., 56 vjeç dhe shoku i tij shtetasi K.Gj., banues në Kurbin.

Policia e Kurbinit dhe të gjtha strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me FNSh Shkodër, Forcën Operacionale në DPPSh, dhe forcat speciale Renea, kanë vijuar kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së 55-vjeçarit.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara në banesa dhe ambjente të ndryshme, ku dyshohej se mund të fshiheshin autorët, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, Policia bëri të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar, në Fushë Milot, Kurbin. Sapo kanë konstatuar shërbimet e Policisë kanë tentuar të largohen.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe një armë kallashnikov, me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi, si dhe u sekuestrua një mjet tip “Benz ” dhe një motoçikletë, me të cilët dyshohet se lëviznin autorët.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim ” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA KËLLIÇI TEK VOKSHI/ Kush janë 11 anëtarët që nuk janë të pranishëm në mbledhjen e Kryesisë së PD (EMRAT)
Previous article SITUATA JASHTË KONTROLLIT/ Këlliçi: S’më ndalon mua policia të futem në PD. Basha nuk shkarkon dot asnjë

Delo.autor

Postime të ngjashme

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon Aktualitet

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë Aktualitet

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit Aktualitet

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT