• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I POSTIERIT NË KAMËZ/ Pamjet e makinës së përdorur nga atentatorët! U denoncua e vjedhur në Elbasan
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI I POSTIERIT NË KAMËZ/ Pamjet e makinës së përdorur nga atentatorët! U denoncua e vjedhur në Elbasan

29 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Publikohen pamjet e makinës “Porsche Cayenne”, e shkrumbuar në Zall Herr, pas atentatit që iu bë postierit Lulzim Visha pasi doli nga shtëpia për në punë, mëngjesin e 24 janarit në Kamzës. Grupi hetimor ka përfunduar ekspertizën në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në përpjekje të gjetjes së elementëve të provave brenda saj për identifikimin e autorëve. Mjeti që konsiderohet luksoz, rezulton të jetë vjedhur kohë më parë në Elbasan, me synim përdorimin në akte kriminale, dhe për të ka pasur denoncim nga pronari. Në fokus të hetimeve do të jetë gjurmimi i hajdutit në Elbasan, përmes së cilit synohet të shkohet deri tek autorët e vrasjes brutale të 48-vjeçarit, me më shumë se 15 plumba të qëlluar.

Me shumë interes hetuesit presin rezultatet e ekspertizës së armës automatike me silenciator dhe gëzhojave të gjetura në shtëpinë e problematikut Ervis Lami, jo shumë larg shtëpisë së viktimës, me të cilin së fundmi kishin pasur konflikt prone. Krahasimi i gëzhojave të gjetura në oborr dhe atyre në vendin e ngjarjes, përfshirë mundësia e profileve të ADN-së do të ishte decizive në dokumentimin me prova ligjore të krimit.

Menjëherë pas krimit, efektivët nisën kërkimet në zonë kryesisht në banesa të skeduarish kriminalë për të rënë në gjurmët e autorëve. I pari që u dyshua ishte Ervis Lami, prej konfliktit me Vishën, por ai nuk u gjet në banesë, tashmë i shpallur në kërkim. Në pranga për armë pa leje përfundoi kushëriri Eduart Lami, i cili mohoi të ketë pasur dijeni për atentatit dhe konflikt me Vishën. Ervis Lamin është person me rekorde kriminale, i njohur si bashkëpunëtor për arratisjen e 7 të dënuarve nga burgu i Drenovës në 2013-ën. Pistë tjetër vijon të mbetet edhe hasmëria, pasi në vitin 1997, vëllai i Lulzim Vishës vrau me armë një efektiv të policisë, dënim të cilin e ka shlyer.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET/ KQZ rikujtesë për diasporën: Shërbimi i Ndihmës për Aplikuesit aktiv 24 orë në ditë, mos bëni gabime...
Previous article PAMJET/ Përfaqësuesi i Patriarkans së Antiokisë mban meshë në arabisht për Kryepeshkopin Anastas

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT