• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I ISH POLICIT NË TIRANË/ Si u VRA në 2010 vëllai i tij në të njëjtën rrugë (NGJARJA)
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I ISH POLICIT NË TIRANË/ Si u VRA në 2010 vëllai i tij në të njëjtën rrugë (NGJARJA)

30 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Tiranën, ku një ish efektiv i policisë ka mbetur i vdekur si pasojë e një atentati.

 Viktima është Arben Bilali, i cili u qëlluar me vdekje sot pranë zonës së Tiranës së re.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se ngjarja e ndodhur lidhur me ekzekutimin e vëllait të ish policit në 2010.

Çfarë ndodhi në 2010:

Leonard Bilali, i ekzekutuar me katër plumba pistolete  tek rruga “Irfan Tonini” në Tiranë.
Leonard Bilali, i sapo kthyer nga Italia ku qëndronte si emigrant, është qëlluar nga pas me katër plumba pistolete kur po afrohej të hynte në një market të zonës, ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Vrasja për hakmarrje
Ish-sportisti është vrarë për hakmarrje, megjithëse ngjarja pritet të sqarohet plotësisht në ditët e ardhshme kur policia shpreson të arrestojë edhe autorin e identifikuar të ngjarjes. Sipas burimeve policore, mësohet se viktima Leonard Bilali, ka pasur konflikt fizik me një person vetëm një ditë pasi ishte kthyer nga Italia në muajin korrik 2010. Ky incident është njëri nga episodet e lidhura me hakmarrjen që po hetohet si shkak i mundshëm i vrasjes. Në të njëjtën pistë, policia është duke hetuar edhe disa probleme të vëllait të viktimës, ish-efektiv policie. Arben Bilali, ish-oficer i Forcave të Rendit, u qëllua me pistoletë në ditët e para të muajit maj të këtij viti, kur ndodhej në një bar tek ish-stadiumi “Dinamo”. Ai i shpëtoi atentatit pasi mori mjekim në spital pas dy plagëve të marra në lokal nga të shtënat me pistoletë. Ish-polici, në shenjestër të këtij atentati ishte përfolur për një vrasje të ndodhur vite më parë edhe pse zyrtarisht nuk ishte pandehur asnjëherë për këtë krim.

Viktima
Leonard Bilali, 27 vjeç, ishte kthyer nga Italia ku kishte qëndruar si emigrant.

Gjatë kësaj kohe, afërsisht një muaj, ai ka qëndruar në vilën e familjes së tij në zonën e Selitës, ndërkohë që sipas fqinjve shihej darkave nëpër lokalet që ndodhen në zonën e quajtur stacioni i parafundit i Tiranës së Re. Edhe mbrëmjen e së martës kur ndodhi ngjarja ai ndodhej thuajse në të njëjtin vend ku kalonte shpeshherë. Sapo është gjendur në trotuarin para një marketi, për të dalë në shesh, ai është përballur me ekzekutorin, i cili e ka qëlluar fillimisht në bark dhe më pas në trup e kokë, me katër plumba pistolete “Makiarov”. Brenda pak çastesh autori është zhdukur, ndërsa shokët e Bilalit e kanë futur viktimën në makinë dhe e kanë nisur me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak, me qëllimin për t’i shpëtuar jetën. Dëshmitarët e shumtë, të cilët kanë njohur ekzekutorin pohuan se kishin dëgjuar krismat e mbytura si fishekzjarre, ndërsa kishin kuptuar se bëhej fjalë për një vrasje vetëm në momentin kur 27 vjeçari Bilali, ish-mundës i ekipit “Dinamo”, ishte shtrirë përtokë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA REAL MADRID TEK PSG/ Humbi formën e tij, ja ku përfundoi tani "DËSHTAKU"...
Previous article NDESHJA NDAJ SEVILLAS/ "Copa Del Rey": Valverde ndryshon mendje, kërkon “artilerinë e rëndë” për të...

F.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT