• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I HEKURAN BILLËS/ Arrestohet një vajzë, akuzohet si bashkëpunëtore në vrasje (EMRI)
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I HEKURAN BILLËS/ Arrestohet një vajzë, akuzohet si bashkëpunëtore në vrasje (EMRI)

26 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shtetit ka arrestuar një tjetër person, që ka marrë pjesë në ekzekutimit mafioz të Hekuran Billës te Komuna e Parisit, mbrëmjen e 11 qershorit.

është arrestuar 26-vjeçarja Adjola Lakra, e cila dyshohet si bashkëpunëtore në vrasjen e Billës.

Sipas uniformave blu, “Kjo shtetase dyshohet se është bashkëpunëtore në vrasjen e shtetasit H. B., së bashku me shtetasin V. M. (vëllai i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B.) dhe shtetasin S. M. (nipi i shtetasit P. M)”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijojnë veprimet hetimore intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë shtetasi H. B.

Shkon në tre numri i të arrestuarve të dyshuar si autorë dhe bashkëpunëtorë në këtë vrasje.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është vënë në pranga një 26-vjeçare, e dyshuar si bashkëpunëtore në vrasjen e shtetasit H. B.

Më parë, si rezultat i reagimit në kohë dhe falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë u identifikua, u kap dhe u vu në pranga dhe bashkëpunëtori tjetër, shtetasi S. M.

Gjithashtu, falë punës profesionale të strukturave të DVP Tiranë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me Policinë e Malit të Zi, mbi bazën e informacioneve të dhëna nga specialistët e Sektorit kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Tiranë, u bë lokalizmi i vendndodhjes së autorit kryesor të kësaj ngjarjeje, shtetasit V. M., i cili u kap nga Policia e Malit të Zi.

Nga strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës së pandërprerë hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë shtetasi H. B., është bërë ndalimi i shtetases:

A. L., 26 vjeç, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase dyshohet se është bashkëpunëtore në vrasjen e shtetasit H. B., së bashku me shtetasin V. M. (vëllai i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B.) dhe shtetasin S. M. (nipi i shtetasit P. M).

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve të shumta për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është vënë në pranga për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, shtetasi A. A. , të cilit i është gjendur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë me një krehër 7 fishekë.

Strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët e Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë ngjarje.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetases A. L.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROJEKTI I UNAZËS SË MADHE/ Shembet shtëpia ku ka jetuar Nexhmije Hoxha pas largimit nga ish Blloku
Previous article ISH-KRYEPROKURORJA CAKTOHET NË APELIN E TIRANËS/ Hapen 28 vende të lira te ILD-ja (VENDIMET)

s.autor

Postime të ngjashme

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin Aktualitet

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT