Forcat elitë iraniane Kuds kanë reaguar pas vrasjes së gjeneralit të lartë Kasem Soleimani gjatë një sulmi me dron të forcave amerikane.
Komandanti i forcave Kuds, Ismail Qani ka lëshuar një paralajmërim të frikshëm pas vrasjes së Sulejmanit.
“Ne u themi të gjithëve, jini pak të durueshëm dhe do të shikoni kufomat e amerikanëve në të gjithë Lindjen e Mesme”, ka deklaruar komandanti iranian Qani.
Quds, apo Kuds është njësi elitë ushtarake brenda gardës revolucionare iraniane që kryen luftë jokonvencionale dhe operacione ushtarake inteligjence.
Përgjegjëse për operacione ekstrateritoriale Forcat Kuds mbështesin aktorë jo-shtetëror në shumë shtete të tjera përfshi Hezbollah në Liban, dhe Hamas, xhihadin islamik palestinez, Houthi-t në Jemen, si dhe militantët Shia në Irak, Siri dhe Afganistan.


