Studiuesi Panajot Barka në një lidhje direkte ” në Top Channel dha një impresion për ngjarjen e ndodhur në Bularat.
“Kanë kaluar 48 orë dhe nuk quhet impresion i parë, është diçka që përfundoi në vrasje, dhe nisi si e pashpjegueshme.
Nuk e di cili ishte motivi i këtij njeriu, se dimë nëse dikush i tha shko se nuk do vritesh…
Ai qëlloi mbi makinën e policisë, piu kafe, mori amrën, tërhoqi vëmendjen e policisë.
Që në momentet që nisi konflikti ai u përndoq nga policia.
U vra në një distancë rreth 600 metër në vijë ajrore. U vra nga një vend ku mund të vritet edhe lepuri, aq zbuluar ishte”, u shpreh Barka.


