• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I EDMOND PAPËS/ Kush është Andrew Bode që u arrestua sot në Memaliaj? E shkuara e errët dhe si ndodhi vrasja e dy viteve më parë në Selitë
Home
Ekskluzive

EKZEKUTIMI I EDMOND PAPËS/ Kush është Andrew Bode që u arrestua sot në Memaliaj? E shkuara e errët dhe si ndodhi vrasja e dy viteve më parë në Selitë

28 August, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Andrew Bode, 44 vjeç, me origjinë nga Berati, dyshohet të jetë ekzekutori i Edmond Papës në 16 dhjetor 2022 në zonën e Selitës në Tiranë. Mëngjesin e sotëm është arrestuar nga një operacion i zhvilluar nga forcat Renea dhe policia e Gjirokastrës.  Arrestohet edhe Julian Kalemi i cili kishte strehuar në banesë Andrew Boden.

Kush është Andrew Bode?

FOTO- Ky është Andrew Bode, i riu që akuzohet për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa - Aktualitet

44-vjeçari njihet edhe si Edvin Bode, emër të cilin e ka ndërruar disa vite më parë. Bode është biznesmen në qytetin e Korçës pasi ka në pronësi një kompani që merret me import dhe eksport, tregtim me shumicë dhe me pakicë të ujit të pijshëm, depozitimin dhe transportin e ujit të pijshëm dhe pijeve të tjera joalkoolike.

Bode ishte i dyshuari  kryesor si ekzekutor i Papës, e provuar sipas saj nga pamjet filmike dhe qelizat telefonike që e kanë konstatuar prezencën e tij pranë vendit të ngjarjes në kohën kur është kryer vrasja. 44-vjeçari rezulton me precedent penal për drogë, por i pa dënuar me vendim të formës së prerë.  44-vjeçari u pajis me pasaportë të re vetëm 1 ditë përpara se të shpallej në kërkim. Ai ka aplikuar për pasaportë në vendin e lindjes së tij, në Berat më 29 Dhjetor, 13 ditë pas vrasjes që kreu në zonën e Selitës.

Në këtë ngjarje, Bode dyshohet është ndihmuar nga Albano Velo. Albano Velo u arrestua më 1 janar 2023 në Rinas, si porositës i vrasjes së Edmond Papës, por ai mohon përfshirjen në ngjarje.Andrew Bode aplikoi për pasaportë pas vrasjes së Edmond Papës, dyshohet se është larguar jashtë vendit. Shteti ku mund të ketë kaluar kufirin

Si u ekzekutua Edmond Papa?
Vrasja e Edmond Papës, prokuroria kërkon 'burg në mungesë' për Andrew Bode |
49-vjeçari Edmond Papa u qëllua me armë në një lokal dhe si pasojë e plagëve nuk arriti të mbijetojë dhe humbi jetën teksa ishte duke u transportuar për tek Trauma.

Viktima vëzhgohej prej kohësh nga autori, ndërsa qëndronte në banesën e vëllait dhe në momentin kur ai është ulur në lokalin e këtij të fundit, autorët i kanë zënë pritë duke e qëlluar me 9 plumba.Shkak për ngjarjen duket se është e shkuara e errët e Papës. Dyshohet që 49-vjeçari ka pasur konflikte të mëparshme në fushën e narkotikëve për pazare droge. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment një nga autorët ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes. Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri ndërsa në Tiranë ndodhej për të shoqëruar nënën për disa vizita mjekësore. Viktima ishte pronar i hotel ‘Blue Sky’ në Sarandë.

Alpenews.al
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERRI FATAL PËR NJË VEND PARKIMI NË BELGJIKË/ Dëshmia: Shpëtim Ajazi u vra para syve të gruas dhe djalit 15-vjeçar
Previous article TREJSI SEJDINI ARRIN SUKSES NDËRKOMBËTAR/ Modelja pozon për “Vogue”

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT