• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I DYFISHTE NE SHKODER/ Autorët kishin vrojtuar çdo lëvizje të çiftit, policia dyshon se…
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I DYFISHTE NE SHKODER/ Autorët kishin vrojtuar çdo lëvizje të çiftit, policia dyshon se…

16 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të tjera detaje janë bërë të ditura rreth ngjarjes që tronditi ditën e djeshme qytetin e Shkodrës, pasi humbën jetën dy persona.

Ish-polici Boran Berçana dhe bashkëjetuesja e tij u vranë në makinën e tyre pak para se të shkonin në shtëpi.

Mësohet se mbi viktimat është qëlluar me 23 plumba të një arme automatike gjermane tip “M5P”,n me karikator që zë deri në 30 fishekë plumbash.

vrasja ne shkoder

Ajo dyshohet se është arma e krimit, duke qenë se te vendi ku ndodhi vrasja policia ka gjetur mbi 20 gëzhoja dhe po ashtu mbetje plumbash të asaj arme. Autori ka qëlluar me breshëri në drejtim të çiftit.

Informacionet e deritanishme bëjnë me dije se dy persona dyshohet se kanë qenë autorët, të cilët kanë marrë pjesë në ngjarje.

Një prej tyre dyshohet se ka qenë autori që ka vrojtuar çdo lëvizje të çiftit dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tyre me armë, ndërsa tjetri ka luajtur rolin e bashkëpunëtorit, duke drejtuar makinën që më pas i vunë flakën.

Policia dyshon se kemi të bëjmë me një vrasje profesioniste, ndërsa nuk përjashtohet mundësia se mund të jetë me pagesë, duke parë dinamikën e kësaj ngjarjeje dhe veprimet e autorit nga fillimi në fund.

Sipas hetuesve, ish-punonjësi i policisë Bërcana, pasi ka parë autorin e krimit me armë në dorë, është hedhur në anën e partneres së tij për ta mbrojtur atë me trupin e tij.

Djali i vogël dyshohet se ka qenë në gjumë, në pjesën e pasme të makinës, kur ka ndodhur vrasja e dyfishtë, ndërsa më pas i është afruar nënës së tij i tmerruar nga zhurma e të shtënave. Fëmija i vogël ka qëndruar për rreth 5 orë brenda makinës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Olti Curri ka DY FJALË për Erën: Ke bërë punën më të mirë që nuk ke veshur sutjena me sfungjer se...
Previous article Argjentina nuk humb kohë/ Amerikano-latinët rikthejnë në stol trajnerin e njohur

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT