• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I DEVI KASMIT/ Pse Apeli la në burg Mario Meshinin, iu gjetën gjurmë gishtash tek…
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I DEVI KASMIT/ Pse Apeli la në burg Mario Meshinin, iu gjetën gjurmë gishtash tek…

5 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rrëzuar ditën e djeshme kërkesën e Mario Meshinit për zbutje të masës së sigurisë. Meshini është një prej të arrestuarve për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë.

mario-meshini

Ai, përmes avokatit të tij, kërkoi që të lirohet, pasi nuk ka lidhje me vrasjen e Kasmit. Ai pretendon se Kasmin e ka pasur mik dhe se nuk është ai që e ka nxjerrë në pritë. Mirëpo, sipas dosjes hetimore, Mario Meshini, edhe pse ishte në vendin e ngjarjes dhe e pa të gjithë skenën e vrasjes, u largua dhe nuk njoftoi autoritetet.

Në skenën e krimit u gjetën dy armë zjarri, ku në njërën prej tyre janë gjetur gjurmë të gishtërinjve të Mario Meshinit. Nga kamerat e sigurisë aty pranë, Meshini shihet që i drejton pistoletën viktimës, por pa e qëlluar dhe më pas e braktis atë. Nga ana tjetër, për vrasjen e Kasmit janë arrestuar edhe shtetasi grek Efthymios Efhymiuou, i cili dyshohet se është edhe personi që është paguar për të vrarë Kasmin, Elton Halipaj, Elton Hoxhallari dhe Malvin Dinellari, që mendohet se e kanë ndihmuar grekun gjatë atentatit.

Ndërkohë, në kërkim është ende Aurel Hoxhallari, i cili dyshohet se është organizatori i atentatit. Të gjithë këta, përveç Meshinit, dyshohet se bëjnë pjesë në një grup të strukturuar kriminal, që kryen vrasje me pagesë.

Efthymios Efthymiou ka ndjekur për disa ditë Devi Kasmin. Ai mendohet se është ndihmuar edhe nga Mario Meshini, që gjendet në burg. Ende nuk dihet motivi i vrasjes së Kasmit, por pista kryesore është e pazareve të drogës. Ditën e vrasjes, greku ka shkuar me motor pranë banesës së Kasmit dhe e ka qëlluar atë me pistoletë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOKTORI PLASTIK/ Ndryshimi drastik i Artemisit, pas transplantit të flokëve: Kam përjetuar dhimbje më të... (FOTO)
Previous article Barcelona gjen zëvendësuesin e Luis Suarez…

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT