• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I ÇIFTIT NË SHKODËR/ Hapen kamerat e sigurisë. Zbulohen DETAJET: AUTORI…
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I ÇIFTIT NË SHKODËR/ Hapen kamerat e sigurisë. Zbulohen DETAJET: AUTORI…

16 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-efektivi i policisë Boran Bërçama dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndocaj me të cilin kishte edhe një fëmijë rreth dy vjeç janë ekzekutuar nga një person i vetëm. Në këtë konkluzion kanë arritur hetuesit e çështjes së rëndë të zbuluar mëngjesin e djeshëm pasi kanë kqyrur kamerat e sigurisë.

Referuar pamjeve që kanë mundur të regjistrojnë kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të quajtur “Rruga e gjerë”, në Shkodër, burimet policore thonë se dy të rinjtë janë ekzekutuar me breshëri automatiku rreth orës 1:15 minuta të natës, ndërsa janë zbuluar nga kalimtarë të rastit më shumë se 5 orë më vonë.

Ndonëse autori që ka qëlluar fillimisht mbi Boranin, pastaj mbi bashkëjetuësen e tij ka qënë një i vetëm, identifikimi i tij është i vështirë. Për këtë arsye pamjet e kamerave të sigurisë janë dërguar për një ekspertizë më të mirë në Tiranë.

Makina

Në një foto  pak minuta pas vrasjes, Borani duket i kthyer në të djathtë, nga sedilja ku qëndronte bashkëjetuesja e tij. Kjo të krijon përshtypjen se ai ka tentuar të mbrojë gruan dhe fëmijën.

Ndërkohë sedilja e parë ku qëndronte Silvi është e shtyrë pas, duke të lënë përshtypjen sikur ka qënë disi e shtrirë. Ende nuk është përcaktuar nëse djali i tyre ka qënë i ulur në sediljen e pasme apo në prehrin e nënës, aty ku e kanë gjetur mëngjesin e së dielës të mbuluar me gjak, por fatmirësisht të paprekur nga plumbat. Pritet që me daljen e ekspertizës të saktësohet e gjithë skena e vrasjes.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë një autor që ka qëlluar kryesisht nga ana e majtë e makinës, pasi mjeti është parkuar rrëzë pallatit. Vrasësi ka zbrazur plot 23 plumba, një pjesë e madhe mbi trupin e Boranit dhe gruas së tij.

Policia ka shoqëruar rreth 30 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen ose që e kanë njohur çiftin për të mbërritur tek motivet e më pas autorët e ekzekutimit.

Boran Bërçana ish-efektiv policie mësohet gjithashtu se ka qenë në Spanjë, nga ku ishte kthyer rreth 8 muaj më parë. 30-vjeçari kishte punuar si efektiv në Policinë e Shkodrës, më pas te forcat “Shqiponja”, ndërsa për pak kohë kishte shërbyer edhe në Pukë.Paraprakisht dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës kur Bërçama shërbente në Policinë e Shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E akuzojnë për photoshop, por kjo VIDEO e nxehtë e Kejvinës i la të gjithë me gisht në gojë
Previous article KËRCET ARMA NË KURBIN/ Burri shkon të marrë makinën e parkuar, por aty sheh se…

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT