• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I ÇIFTIT NË SHKODËR/ Artan Hoxha jep DETAJET e reja: Vrasësi e priti 1 orë dhe… (VIDEO)
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I ÇIFTIT NË SHKODËR/ Artan Hoxha jep DETAJET e reja: Vrasësi e priti 1 orë dhe… (VIDEO)

16 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Report Tv publikon sot të plotë videon ekskluzive të ekzekutimit të ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij Silvana Ndoci, ngjarje e ndodhur në 15 korrik.

7 sekonda i janë dashur vrasësit për të ekzekutuar Boran Berçanën dhe bashkëjetuesen e tij Silvana Ndoci, në prezencë të fëmijës së tyre brenda në makinë. Videoja u sigurua nga gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha, i cili ka sqaruar në studion e lajmeve të Report Tv se si mundi ta siguronte videon por edhe gjithë detajet e reja për vrasjen e çiftit që tronditi Shkodrën.

Në video duket qartë që autori është një dhe i vetëm. Ai afrohet qetësisht, armën e mban të ulur në fillim dhe qëllon me dorën e majtë në anën e Bërçanës. Ish-polici ka tentuar të lëvizë makinën por goditja ka qenë e menjëhershme.

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar pamjet, teksa ka renditur disa detaje të cilat zbulohen sot në pamjet ekskluzive. Në video mund të dallohet se autori ka qëlluar me dorën e majtë, një specifikë që sipas Hoxhës dallon disa nga vrasësit profesionistë në vendin tonë.

“Gjëja që bie në sy është që autori shkon qetësisht tek makina. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të Shkodrës ku s’ka lëvizje. Autori e ka pritur mbi 1 orë viktimën. Ka dyshime që drejtuesi i mjetit ta ketë njohur viktimën dh eta ketë përshëndetur. Makina e autorëve është afër vendit ku ndodh atentati, të hyjë brenda banesës, Bërçana duhet të kalojë në një rrugicë. Kur hyn në rrugicë, polici s’ka asnjë mundësi të shmangë pritën, duke qenë se është kthesë, makina është në shpejtësi minimale. Aty është hyrja e apartamentit. Autori ka pritur dhe e ka dalluar makinën qartësisht. Ora është 1;30, 2 pas mesnate. Çdo lëvizje tërheq vëmendje dhe ai mund ta ketë parë autorin kur afrohet qetësisht nga pasqyra. Ai është afruar qetësisht, dhe ka marrë parasysh se Bërçana mund të kishte armë me vete. Ka patur dijeni dhe për kamerat. Nga informacionet e mia, kemi porositës, organizator dhe ekzekutor. Ka një kamerë tjetër që e ka prokuroria. Është një distancë më të afërt. Ka një kënd tjetër, makina është përpara. Autori qëllon me dorën e majtë, vrasësit profesionistë e dinë dhe e njohin njëri-tjetrit. Është mëngjarash, sapo afrohet, ka të dhëna të sakta se mjeti nuk është i blinduar. Është përdorur për herë të parë, automatiku MP5, prodhim gjerman. Ka qenë armë turke, imitim i prodhimit gjerman, për kujtesë është arme e njëjtë si ajo që bëri vrasjet në 21 janar.”

Në vrasjen e Ziver Veizit u përdor një armë e tillë. Preferohet në distancë të shkurtër. Intensiteti i qitjeve është shumë i lartë.

Më tej, Hoxha ka folur për porositësit e vrasjes së Boran Bërçanës.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK BINDI TEK SCHALKE/ Donis Avdijaj firmos me skuadrën E MADHE holandeze
Previous article AKSIDENT I RËNDË/ Përplasen dy makina në Qafë Thanë, njëra prej tyre është...

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT