• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I ÇIFTIT NË LEZHË/ Flet i shpalluri në kërkim: Po më shkatërrohet e gjithë familja, nuk dua të hyj në gjak…
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI I ÇIFTIT NË LEZHË/ Flet i shpalluri në kërkim: Po më shkatërrohet e gjithë familja, nuk dua të hyj në gjak…

30 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një nga personat e shpallur në kërkim për atentatin ndaj çiftit Mujeci, Besnik Kolndreu ka reaguar për News24 pas vrasjes së çiftit Mujeci në Lezhë.

I dyshuar si një nga autorët ai mohon çdo përfshirje në ngjarje dhe kërkon hetim të kujdesshëm nga autoritetet, duke theksuar se as ai e as familja e tij nuk kanë pasur dijeni mbi sulmin.

40-vjeçari deklaron se gjatë kohës së ngjarjes ka qenë me familjen në Malin e Zi, ku jeton dhe punon prej gjashtë vitesh, ndërsa lajmin për vrasjen e ka mësuar përmes rrjeteve sociale.

Ai shpreh frikën se mund të përfshihet në një konflikt të dhunshëm pa asnjë faj, duke kërkuar që shteti të trajtojë çështjen me profesionalizëm dhe pa paragjykime.

“Mua po më shkatërrohet e gjithë familja.. e ardhmja e fëmijëve të mi. Puna ime dhe i gjithë mundi i gjithë këtyre viteve, plus duan të më futin në gjak me një familje me të cilët kurrë nuk kemi patur problemin më të vogël. Prandaj i lutem shtetit që çështjen tonë ta shikojnë me imtësi dhe profesionalitet sepse këtu nuk është vetëm shteti dhe burgu ku duan të më futin pa patur asnjë faj, por dhe gjaku, dhe ne nuk duam të biem në gjak me askënd pa na pasur borxh dhe pa ju pasur borxh.

Familjarisht nuk kemi pasur dijeni që personat do të vinin në shtëpinë tonë. Që familjarisht asnjë pjesëtar i familjes tonë nuk ka qenë pjesëtar i grupit në vrasjen e çiftit Mujeci.

Unë me nusen dhe fëmijët kam qenë rrugës për në Mal të Zi sepse këtu punoj dhe jetoj prej 6 vitesh kur nusja ime duke parë në TikTok më tha: o Zot çfarë paska ndodhur… paskan vrarë çiftin Mujeci dhe aty kam mësuar për vrasjen. Tani dua t’u them diçka… jam 40 vjeç.. kam punuar 25 vite që në të 40-at të arrij të bëj një firmë ndërtimi.. që ata që më njohin e dinë mirë me çfarë mundimi. Si mundet dikush në këtë situatë si unë të shkatërrojë familjen, biznesin, veten, fëmijët, të bie dhe në gjak për një fis tjetër që nuk janë as Kolndreaj as xhaxhallarë, as vëllezër, as kushërinjtë e mi”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEANCA PËR DOSJEN "PARTIZANI"/ Balla përplaset me Malltezin në GJKKO. Deputeti i PS: Prona shtetërore u privatizua në 6 muaj
Previous article RRITJE APO ULJE? Bordi i Transparencës NDRYSHON çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT