Publikohen pamjet e vrasjes së çiftit në Shkodër, Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci.
Video është siguruar nga gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili në Report Tv ka treguar se si ka ndodhur ekzekutimi i çiftit.
Ndër të tjera Hoxha ka treguar dhe arsyen e disa ekzekutimeve mafioze në Shkodër. Sipas Hoxhës, në Shkodër vriten njerëz që kanë emër, dhe që duket se komandojnë qytetin.
“Ka një vijëmësi të çuditshme, ngjarje që eleminojmë njerëz që duken se komandojnë qytetin, politikën, botën e biznesit aty, që janë përfshirë vetë aty. Shkodra nuk ka njisha. Kush e ka menduar fillimisht e ka parë fotografinë e vet në shtyllë.”– u shpreh Hoxha.