Policia e Tiranës jep njoftim zyrtar për ekzekutimin e Behar Sofisë në mes të Tiranës, pak minuta më parë. Sipas njoftimit, viktima është gjetur i shtrirë në rrugë, dhe i gjakosur.
“Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.
Kush është Behar Sofia
Viktima njihej si ‘Padrino i drogës” në Shqipëri, pasi ka qenë i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike dhe veprimtari të tjera kriminale.
Për herë të parë emri i tij ka dalë në ngjarjen e gushtit 2009, ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.
Gjatë kësaj ngjarje ka qenë i pranishëm edhe Behar Sofia, të cilit i është vënë shpesh eksploziv bizneseve të tij. Këto biznese i ka pasur afër stadiumit Dinamo të Tiranë, por tashmë nuk i ka më.