• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I BIZNESMENIT NË SHKODËR/ Dëshmitë: Nuk njihej si problematik. Prej kohësh kishte një kompani për…
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I BIZNESMENIT NË SHKODËR/ Dëshmitë: Nuk njihej si problematik. Prej kohësh kishte një kompani për…

2 September, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arian Ferracaku kishte në pronësi disa biznese në plazhin e Velipojës dhe disa në Shkodër bashkë me familjen e tij. Familja e tij njihet në Shkodër si pronare e kompanisë së prodhimit të plastikës “Firma Ferracaku”. Sipas burimeve Arian Ferracaku nuk ishte një person problematik në qytetin e Shkodrës në të kaluarën e tij.

Dyshimet e Policisë për momentin janë se kjo vrasje mund të ketë ardhur pas ndonjë konflikti të çastit mes tij dhe autorit. Në vendin e ngjarjes, kali me të cilin po kalëronte 30-vjeçari ka marrë dy plumba, por, edhe pse i plagosur, ai ka arritur që të largohet drejt banesës të viktimës. Në vendin ku ndodhi vrasja, përveç efektivëve të komisariatit kanë shkuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe struktura të tjera policore.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, pak pas ngjarjes, ka udhëtuar drejt Shkodrës. Për hetimin e ngjarjes në Shkodër, bashkë me drejtorin Veliu kanë shkuar dhe specialistët më të mirë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në mënyrë që të kryhen hetime intensive për të zbardhur sa më shpejt shkaqet dhe autorësinë e vrasjes.

Në kuadër të kësaj, jo vetëm në afërsi të vendit të ngjarjes, por edhe kudo tjetër përreth, Policia ka ushtruar kontrolle të imtësishme për të arritur në gjetjen e ndonjë gjurme. Nga ana tjetër, janë ngritur disa postblloqe në aksin Shkodër-Hani Hotit, por edhe pjesë të tjera në qytetin e Shkodrës dhe zonën në afërsi të Livade ku ndodhi vrasja. Deri më tani, Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit të vrasjes dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFIMET E TURISTËVE TË HUAJ: Edhe pse hasëm vështirësi në rrugë arritëm të shijonim "Bjeshkët e Namuna"
Previous article Matuidi PLAS "BOMBËN"/ RONALDO I INATOSUR që nuk shënoi GOL, më tha se...

g.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT