Ditën e sotme kanë dalë përpara Gjykatës së Posaçme dy vëllezërit, Rrushi të arrestuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i “varrosur”, mbuluar me zhavorr në Malin e Dajtit.
Gazetari i ABC, Ermal Vija raporton se Fredi dhe Pajtim Rrushi përpara trupit gjykues kanë mohuar akuzat.
Fredi Rrushi akuzohet se mori në makinë, e dërgoi në Dajt dhe vrau biznesmenin, ndërsa vëllai i tij, Pajtimi e ndihmoi për të zhdukur “Passat”-in.
Dy provat kryesore për të “gozhduar” vëllezërit, arma e krimit dhe makina me të cilën transportoi biznesmenin ende nuk janë në duart e hetuesve.
Motivi i krimit ende nuk dihet, dyshimet janë dy; prishje e pazareve të drogës dhe borxhet