Ngjarja e ndodhur mbrëmjën e sotme në bllok ku biznesmeni, Memli Begalla u ekzekutua në vend duket se fsheh pas historisë më shumë nga cfarë shihet në dukje.
Rrjedha kronologjike e ngjarjes:
1.- Trupi i viktimës gjendet i pajetë në trotuar. Më vonë identifikohet si Memli Begalla 64 vjeç, banues ne Tirane dhe me origjine nga Tepelena.
2.- Viktimën e qëllojnë tri herë me silenciatorë në kokë, teksa Begalla po hynte në makinën e tij, ne zonen e Bllokut, ne rrugicen perballe selise qendrore te LSI ne Tirane.
3.- Zbulohet se viktima, më parë kishte pasur një emër tjetër (Afrim), për ta ndërruar më vonë në Memli. Zyrtarisht figuronte si tregetar ne fushen e ndertimit, energjise dhe importit te mallrave ushqimore
4.- Memli Begalla kishte jetuar më parë në Zvicër ku dyshohet se mund te kete kryer edhe aktivitete te paligjshme.
5. Zbulohet se Begalla kishte prona dhe borxhe. Dyshimet e para ishin se vrasja kishte ardhur si konflikt për të lartpërmendurat.
6. Memli Begalla, rezulton pronari i dy gomisterive në Tiranë dhe i nje objekti ne qendren tregetare ETC.
7. Kur mbante ende emrin Afrim Begalla, në 2009 figuron në listen e gjyqeve si një prej perfaqësues i shoqërisë “Lab Sh.pk”, dhe paditet si përfaqësues i institucionit.
8. Në polici shoqërohen 5 persona, tre deshmitare e te dyshuar, si edhe dy djemtë e viktimës.
9.- Eshte arrestuar vite me pare në Itali bashkë më djalin pasi akuzohet se ka rrëmbyer me forcë vajzën e tij.
10- Afrim Begalla figuron i dënuar me vendim gjykate me 6 vite burg për 5 mijë dollarë të falsifikuara.
“Nga aktet e ndodhura ne dosje ka rezultuar se i gjykuari Afrim Begalla me date 20.12.1998 ka shkuar tek tregu i valutes se qytetit Tirane per te kembyer nje sasi dollaresh te cilet kane dale se ishin te fallsifikuar. Ai fillimisht ka pyetur ne lidhje me kursin e kembimit dhe me pas ka rene ne marreveshje me Agim Mertiraj qe te blente nga ky i fundit dollare.
Ende nuk ka një fotografi të viktimës. Duket se edhe pse i përfshirë në disa ngjarje e konflikte, ka ruajtur gjithmonë një “profil të ulët”.
/AlpeNews.al/


