• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I BEHAR SOFISË/ Prokuroria: Ernejt Shyti u shfaq duke çaluar teksa e ndiqte, por ekspertët britanikë zbuluan “rrengun”
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI I BEHAR SOFISË/ Prokuroria: Ernejt Shyti u shfaq duke çaluar teksa e ndiqte, por ekspertët britanikë zbuluan “rrengun”

15 March, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Sipas prokurorisë, Ernejt Shyti i riu nga Krraba, që ka vëlla binjak thuajse identik, u përpoq të fshihte identitetin e tij, pas vrasjes së Behar Sofisë. Në kamerat e sigurisë, ai shfaqet teksa çalon, por ekspertët zbuluan se ai ka improvizuar, pasi nuk ka defekte fizike. Ky fakt është zbuluar jo vetëm nga ekspertët britanikë, që janë angazhuar në këtë çështje, por edhe gjatë një eksperimenti që është kryer në Policinë e Tiranës, ku Ernejt Shyti u vu të imitonte lëvizjet që kishte bërë ditën e vrajses së beratasit.

Prokuroria tha se bashkëpunëtotrët janë zbuluar përmes celularit që ai la në xhupuin që e përdori në vrasje dhe e hodhi pas krimit në një shkurre pranë kodrave të Liqenit. Në celularin e tij, janë gjetur dy mesazhe. Sipas prokurorisë, është Leonar Xhixha, ai që i shkruan se shenjestra doli në rrugë. Atë moment Ernejt Shyti i afrohet Behar Sofisë dhe e qëllon me dy plumba për vdekje.

Pas krimit, ai shkon në Krrabë, ku është filmuar tek terminali i autobusëve, ndërsa të nesërmen pas ngjarjes, pajton një taksi dhe udhëton drejt Malit të Zi ku punonte si punëtor sezonal, madje se fundmi shtronte pllaka në aeroportin e kwtij vendi. Taksisti i dha prokurorisë detaje dhe iu rrëfeu bisedën që bëri me të. Si provë në gjykatë u paraqit edhe dëshmia e nënës, e cila sqaron se vetëm ditët e fundit, Ernejti përdori biciklete. Vetë i dyshuari e ka pranuar për hetuesit se bicikletën që përdori në vrasje, e kishte vjedhur.

Prokuroria është duke u përpjekur të thyejë Skëndër Vathin dhe ta bejë bashkëpunëtor të drejtësisë, për faktin se dyshohet si personi që është kontraktuar nga të tretë për të organizuar vrasjen e Sofisë dhe në këtë mënyrë, është i vetmi që mund të japë detaje për urdhëruesit e krimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NËSE TRËNDAFILAT..."/ Fansat i bëjnë Morenës dhuratën më të bukur për të ëmën (FOTO+VIDEO)
Previous article "NA PËLQEN T´IA VËSHTIRËSOJMË VETES"/ Flet Solskjaer: Mund të kishim fituar lehtësisht, por…

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Dy persona dhunojnë drejtorin e Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku u godit me sende të forta! Kush janë autorët Aktualitet

E RËNDË/ Dy persona dhunojnë drejtorin e Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku u godit me sende të forta! Kush janë autorët

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT