• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I BEHAR SOFISË/ GJKKO dënon me nga 30 vite burg 4 të akuzuarit! 7 vite për bashkëpunëtorin e drejtësisë Ernejt Shytin
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I BEHAR SOFISË/ GJKKO dënon me nga 30 vite burg 4 të akuzuarit! 7 vite për bashkëpunëtorin e drejtësisë Ernejt Shytin

24 January, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit (GJKKO) ka dënuar me 127 vite burg në total 5 nga të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Behar Sofisë më 25 shkurt të vitit 2021. Ashtu siç kishte kërkuar edhe SPAK gjykata ka dënuar me nga 30 vite burg për 4 të pandehurit: Bujar Leza, Leonard Xhixha, Skënder Vathi, Xhuljano Visha. Ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ernejt Shytin u dha dënimi me 7 vite burg.

5 të akuzuarit u deklaruan fajtor për kryerjet e veprave penale “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”.

Ekzekutori, Ernejt Shyti u arrestua në Mal të Zi, 2 javë pas atentatit ku u vra Behar Sofia. Në dëshminë e dhënë në GJKKO, ai ka treguar me detaje rolin e të pandehurve të tjerë duke rrëfyer se do të paguhej me 5 milionë lekë. Ndërsa pas tij u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e tjerë Xhuljano Visha, 28 vjeç, Leonard Xhixha, Bujar Leza dhe Skënder Vathi. Ky i fundit dyshohet si organizator i atentatit që i mori jetën Behar Sofisë.

Ndërsa personi që dyshohet se dha urdhrin për ekzekutimin e Behar Sofisë, Jemin Sheraj, është ende në kërkim dhe procedimi për të është ndare. 66 vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë.

Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA E PËRGJAKSHME NË GAZA/ Përleshje të ashpra mes trupave izraelite dhe militantëve palestinezë
Previous article EMRAT/ Biznesmeni nga Gjilani i zhdukur prej 2 javësh, dy vajza nga Shqipëria arrestohen në Kosovë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT