• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I AVOKATIT/ Vrasësi ka ardhur me “porosi” në Elbasan për vrasjen e Gurrës, pista e hasmërisë mes fiseve
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I AVOKATIT/ Vrasësi ka ardhur me “porosi” në Elbasan për vrasjen e Gurrës, pista e hasmërisë mes fiseve

24 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrasja e avokatit Ravik Gurra në Elbasan vijon të mos ketë asnjë person të dyshuar.Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda janë përqëndruar në dy pista htimore, ndërkohë që dyshimet e para janë se ekzekutimi i Gurrës është realizuar me vrasës me pagesë dhe ka shumë gjasa që atentatori të mos jetë nga Elbasani.

Por në Elbasan ai mund të jetë kontraktuar nga persona të tjerë me qëllim, kryerjen e ekzekutimit. Hetimi për këtë ngjarje është përqëndruar për Vrasje për shkak të detyrës dhe përplasje mes bandave në qytetin e Elbasanit.Për këtë krim është njoftuar zyrtarisht edhe Ambasada Britanike në Tiranë, pasi Gurra prej më shumë se 8 vitesh ishte shtetas britanik.

Automjeti i vjedhur në Fushë-Krujë

Me ndërhyrjen e repartit RENEA prej mbrëmjes së djeshme e duke vazhduar sërish, polica ka kontrolluar mbi 20 banesa në Elbasan, ka shoqëruar 30 persona, mes tyre dhe pjesëtarë të fiseve në konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin, Çapja e Çelaj që pas verifikimeve dhe deklarimeve janë lënë të lirë.Ndërsa automjeti i përdorur nga atentatori dhe bashkëpunëtori i tij për tu larguar nga skena e krimit, rezulton i denoncuar i vjedhur në zonën e Fushë-Krujës.

Si prova materiale, hetuesit mes tyre dhe oficerë të Krimeve të Rënda,kanë mundur të marrin deklarimet e personave me të cilët Gurra ka qenë në tavolinë, disa kamera sigurie ku duket automjeti që largohet me shpejtësi me dy persona të maskuar në vendet e para.Prej më shumë se dy vitesh Gurra ishte dhe një nga 5 avokatët e dosjes “Shullazi” e cila aktualisht ndodhet në Apelin e Krimeve të Rënda.

Hetimi nga Krimet e Rënda

Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit ka shkuar në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes. Për shkak se viktima kishte cilësitë e avokatit vrasja e tij do hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, ku dy ditë më parë prokurori Behar Dibra, ka mbëritur në vendin e ngjarjes,duke kryer një sërë veprimesh hetimore. Policia dhe prokuroria po hetojnë në dy drejtime të tjera këtë vrasje, në atë që lidhet me hasmëritë mes dy bandave kriminale në Elbasan, pasi kujtojmë që Gurra ka mbrojtur në gjykatë disa anëtarë të fisit Çapja. Për këtë vrasje policia kriminale ka shoqëruar dhjetëra persona në Elbasan dhe shumë pamje filmike. Ndërkohë në ndihmë të policisë kanë shkuar dhe grupet e gadishmërisë së repartit RENEA në Elbasan.

Nga ana tjetër dhjetëra kolegë e miq të avokatit Ravik Gurra të kontaktuar nga “Shqiptarja.com” thanë se kolegu i tyre nuk kishte shfaqur në asnjë moment shqetësime apo kërcënime nga dikush tjetër.Tashmë dosja është transferuar tek Krimet e Rënda, e cila mësohet të ketë nisur hetimet për akuzën e “Vrasjes së funksionarëve publikë”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO DUKENI NJË YLL I VËRTETË/ 5 ide si t'i kombinoni pantallonat e bardha
Previous article ME SIGURI NUK E KISHIT MENDUAR/ Trendi i kësaj vere do të jenë këpucët e gjyshes

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës Aktualitet

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve Aktualitet

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT