• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I ARTUR TUSHIT NË MES TË KOLUMBISË/ DETAJET e reja: Viktima nën hetim nga…
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI I ARTUR TUSHIT NË MES TË KOLUMBISË/ DETAJET e reja: Viktima nën hetim nga…

7 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazeta prestigjioze kolumbiane El Tiempo ka publikuar detaje të reja tronditëse mbi ekzekutimin e shqiptarit Artur Tushi, i njohur me nofkën “Qoti”, i cili u vra me 11 plumba pranë qendrës tregtare Santa Fe në qytetin kolumbian të Medellinit.

44-vjeçari me origjinë nga fshati Raboshtë i Lezhës rezulton të ketë qenë nën hetim në disa shtete, përfshirë Spanjën, Italinë dhe Ekuadorin vendin e pasaportës që mbante në momentin e ngjarjes. Sipas mediave vendase, edhe pse Tushi nuk kishte precedent penal në Shqipëri, ai dyshohej për përfshirje në aktivitete të paligjshme ndërkombëtare dhe ishte rrëmbyer më parë në vitin 2017, rast gjatë të cilit iu vodhën 200 mijë lekë.

Hetimet e koordinuara nga Interpol-i kanë zbuluar se emri i Tushit del në disa dosje penale jashtë vendit, që lidhen me dhunë fizike dhe posedim droge. Sipas burimeve, vrasja e tij dyshohet të jetë rezultat i përplasjeve mes grupeve të krimit të organizuar ndërkombëtar.

Autoritetet kolumbiane kanë identifikuar si autor të atentatit një 35-vjeçar venezuelian me precedent penal për dhunë dhe trafik droge. Ai dyshohet se ka vepruar si vrasës me pagesë, ndërsa pagesa për krimin mendohet të jetë bërë në dollarë detaj që përforcon pistën e përfshirjes së rrjeteve të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.

Ngjarja, e ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara të Medellinit, ka tronditur opinionin publik në Kolumbi dhe ka rikthyer në vëmendje praninë e strukturave europiane të krimit të organizuar në Amerikën Latine. Autoritetet kolumbiane po bashkëpunojnë me partnerët ndërkombëtarë për të zbardhur të gjitha lidhjet e Tushit me këto rrjete.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË GJERMANI/ Kryetarja e bashkisë qëllohet 13 herë me thikë para shtëpisë
Previous article "DO TË VRASIM TY DHE FAMILJEN"/ Tritoli në Sarandë! Zbulohet telefonata, Isuf Jaçaj i kërkoi të birit të vetëdorëzohej

s.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Dyshimet për tjetërsim pronash, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër Aktualitet

EMRI/ Dyshimet për tjetërsim pronash, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër

"NËSE SHTETI NUK VEPRON..."/ Altin Meçaj denoncon dhunën dhe PARALAJMËRON para Prokurorisë së Fierit: Kam fakte Aktualitet

"NËSE SHTETI NUK VEPRON..."/ Altin Meçaj denoncon dhunën dhe PARALAJMËRON para Prokurorisë së Fierit: Kam fakte

STATUSI "DËSHMOR I ATDHEUT" PËR ASTRIT KALANË/ Reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Ky është trajtimi i denjë dhe ligjor i cilitdo shtetasi që vritet në krye të detyrës Aktualitet

STATUSI "DËSHMOR I ATDHEUT" PËR ASTRIT KALANË/ Reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Ky është trajtimi i denjë dhe ligjor i cilitdo shtetasi që vritet në krye të detyrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT