Në dhimbje njerëzit me zemër të madhe të qëndrojnë pranë. Familja Picaku është gjetur e rrethuar me miq të cilët, deri dje nuk e dinin se i kishin pasur pranë.
Pas apelit të së ëmës dhe të atit, nga banesa e tyre e varfër në Durrës, komuniteti shqiptar në Korate organizoi një manifestim për të mbledhur fonde për transportimin e trupit të pajetë të 24 vjeçarit në Shqipëri.
Organizimi u bë të shtunën, pikërisht në piacën Abbazia e qytetit Korati ku të mërkurën e 1 gushtit 2 të rinj me motor qëlluan për vdekje Viktorianin.
Sa prekëse aq edhe reale, shqiptarët në Itali ia dolën sot që të mundësonin ardhjen e trupit në Shqipëri. Gjithçka u organizua nga ata vetë. Ja çfarë shkruante mikja e tij, fjalët prekëse dhe thirrja që i bënte njerëzve për tu mbledhur bashkë e për të dhënë ndihmë.
Çfarë shkruante mikja e Viktorit në Facebook dy ditë më parë:
“Nuk ka marr fund”! Trupi i Viktorit duhet të arrijë sa më shpejtë në Shqipëri. Është një nënë që po qan dhe sheh nga deti me shpresën se do i vijë trupi i djalit. Të gjithë po presin ti thonë lamtumirë.
Ne jemi një komunitet i vogël i shqiptarëve, që kemi vite që jetojmë në Corato, e do të japim kontributin tonë, por na duhet ndihma juaj.
Nesër në sheshin “Piazza Abbey” do të mblidhemi për të ndihmuar familjen e Viktorit që ka nevojë për para që të shohin djalin e tyre.
Le të bëjmë një xhest të mirë që dashuria të mbizotërojë mbi të keqen dhe dhunën…
Le ta bëjmë, që e ëma ta shoh dhe njëherë djalin e saj për herë të fundit
Kjo shkon më shumë se përtej shteteve, kjo është njerëzore…
Ju falenderojmë, po ju presim!”
/AlpeNews.al



