• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I 23-VJEÇARIT NË VLORË/ Një plumb në kokë i mori jetën! 2 të tjerë ndihmuan autorin të largohet
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I 23-VJEÇARIT NË VLORË/ Një plumb në kokë i mori jetën! 2 të tjerë ndihmuan autorin të largohet

8 January, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një plumb në kokë i mori jetën 23-vjeçarit Gëzim Sinomati, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme (7 janar) në Vlorë teksa doli në ballkonin e banesës për të pirë cigare. I riu që sapo ishte kthyer nga Belgjika u qëllua me snajper, një ekzekutim mafioz të cilit nuk i mbijetoi dot.

Ekzekutori dyshohet se ka qenë një person, i cili më pas është ndihmuar nga 2 persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, sapo i riu është qëlluar me plumb në kokë, dritat në zonë janë fikur dhe qyteti ka qenë në errësirë.

Nuk dihet nëse kjo ishte planifikuar nga autorët apo ka qenë thjesht një rastësi, por ekzekutori ka përfituar nga errësira për t’u larguar pa lënë gjurmë. Deri më tani janë shoqëruar në polici 10 persona, të cilët janë marrë në pyetje për vrasjen.Ndërkohë, pesë minuta pas ekzekutimit, në lagjen 24 ‘Maji’ është djegur dhe automjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët. Burimet thonë se deri më tani nuk është gjetur ende arma e krimit. Një nga pistat e hetimit për vrasjen është hakmarrja, por dyshohet dhe ajo e trafikut të drogës apo konfliktet mes grupeve kriminale.
Kush është Gëzim Sinomati?
Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit i njohur si ‘buzëderri’, ish-anëtarit të bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë i cili është arrestuar për vrasjen e një personi në vitin 2000. Ndërsa 2 vite më parë, në 3 janar të vitit 2022, xhaxhait të viktimës, Bernardo Sinomatit i vunë 150 gram lëndë plasëse tritol në makinën që e kishte parkuar në të njëjtën lagje ku mbrëmjen e sotme iu ekzekutua nipi 23 vjeçar..

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA ME SNAJPER NË VLORË/ 22-vjeçari është djali i të ashtuquajturit "Buzëderri", u arratis nga...
Previous article VRASJA NË VLORË/ U qëllua për vdekje me snajper, si i shpëtoi atentatit një vit më parë i riu

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT